Bahtiri e Haskuka në Kuvend për t’i shijuar rezultatet e përpjekjeve për koalicion

  • 03 February 2020 - 11:38
Bahtiri e Haskuka në Kuvend për t’i shijuar rezultatet e përpjekjeve për koalicion

Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku do të votohet qeveria e prirë nga Albin Kurti kanë arritur edhe kreu i Komunës Jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Përgjatë kohësa sa zhvilloheshin negociatat për arritjen e koalicionit qeverisës pas zgjedhjeve të 6 tetorit, Bahtiri e Haskuka kanë qenë vazhdimisht të angazhuar që përpjekjet të shkonin drejt arritjes së një marrëveshje finale.

Agim Bahtiri disa herë është takuar jo zyrtarisht me nënkryetarin e LDK’së, Agim Veliun, ndërkohë Mytaher Haskuka është takuar disa herë me deputetin e LDK’së, Anton Qunin.

Në gjithë këto takime zyrtarët e dy partive kishin diskutuar rreth përpjekjeve për arritjen e koalicionit LVV-LDK.

Seanca për votimin e qeverisë Kurti ishte paraparë të nisë në orën 11:00, megjithatë ka disa vonesa të vogla.

Në Kuvend ka filluar grumbullimi i deputetëve, ndërkohë jaën mbledhur edhe kori diplomatik.

(Kosova Sot Online)