Hamza i PDK’së: S’i besojmë Kurtit, nuk e votojmë qeverinë

  • 03 February 2020 - 12:29
Hamza i PDK’së: S’i besojmë Kurtit, nuk e votojmë qeverinë

Deputeti i PDK’së, Bedri Hamza, ka thënë se premtimet e bëra nga Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës janë të pabesueshme dhe sipas tij kjo është edhe një prej arsyeve se pse partia e Kadri Veselit nuk do ta votojë qeverinë e tij.

Sipas tij gjithë ato premtime nuk mund të akomodohen në një buxhet prej 3 miliardë eurosh.

“Në dëgjuam ekspozenë nga mandatari. Nuk mund të flasim për program në detaje, derisa ta kemi. Përveç kësaj ne nuk e pamë as përbërjen e kabinetit.

Partia Demokratike e Kosovës sigurisht janë të përgatitur për këtë seancë, dhe pas diskutimeve të deputetëve, PDK e ka qëndrimin e vetë në raport se si do të votohet.

Pa besueshmëria na bënë që të mos e votojmë qeverinë  e Kurtit.

Nuk ka ekonomist që mundet me i akomodu brenda buxhetit 3 miliardë. Le tdel një ekonomist brenda grupeve LDK dhe VV që mundet me i argumentua këto premtime brenda buxhetit 3 miliard dhe unë do t’i bëjë shumë pyetje vetit”, ka thënë Hamza.

(Kosova Sot Online)