Veseli thotë se Kurti do të japë llogari si Kryeministër për Syrin e Popullit

  • 03 February 2020 - 13:00
Veseli thotë se Kurti do të japë llogari si Kryeministër për Syrin e Popullit

Kreu i opozitës, Kadri Veseli ia ka përmendur sot në Kuvend të Kosovës, liderit të LV-së, Albin Kurtit organizatën Syri i Popullit,

Veseli ka deklaruar se Kurti është kreu i kësaj organizate dhe për këtë duhet që të jap llogari.

Ai ka thënë se do të flasin me VV-në në pozitë për sulmet e kësaj organizate.

“Do të flasim edhe për sulmet terroriste të Syrit të Popullit me individ, familje dhe institucione, për të gjitha që duhet edhe mbi të gjitha për vrasjet politike me të cilat shpesh është abuzuar me tragjeditë në kohë të fushatës.

Do të flasim edhe për diçka tjetër Albin, do t’i japësh përgjegjësi si kreu i organizatës terroriste Syri i Popullit”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)