Mbesa e Presidentit Thaçi i reagon Fatmir Limajt që ia përmendi axhën për të keq

  • 04 shkurt 2020 - 10:05
Mbesa e Presidentit Thaçi i reagon Fatmir Limajt që ia përmendi axhën për të keq

Mbesa e Presidentit të Kosovës, Evgjeni Thaçi-Dragusha ka ironizuar me kreun e Nismës Socialedemokrate, Fatmir Limajn, pas deklaratave të këtij të fundit për Hashim Thaçin.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi Dragusha ka thënë se Limaj duhet të konsumojë pak #hashimpower, sepse mezi arriti që të bëhej deputet.

“T’mos ia shohim per te madhe Fatmir Limajt qe po permend Hashim Thaçin. I duhet te konsumoje pak #hashimpoëer ë sepse menzi arriti te behet deputet”, ka shkruar mbesa e Thaçit.

Ndryshe,mbrëmë Limaj ka thënë  se do të harrohet Hashim Thaçi me atë se çfarë ka ardhur, duke aluduar kështu për zgjedhjen e Albin Kurtit si Kryeministër i Kosovës.

 “Unë e kam vetëm një frikë. Ndoshta do ta harroni Hashimin çka ka ardhur sot dhe po e lë me kaq. Unë jam shumë konstruktiv në temat e mia dhe nuk flas kot. Nuk është e lehtë kjo çka ka ndodhur sot. Është një eksperiment i madh”, ka deklaruar mbrëmë Limaj.

(Kosova Sot Online)