Gjuajtje me armë zjarri në Suharekë

  • 04 February 2020 - 12:49
Gjuajtje me armë zjarri në Suharekë

Dy persona nga Suhareka kanë raportuar në polici se pas një mosmarrëveshjeje me dy të tjerë, janë sulmuar me armë zjarri

Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në Suharekë, ku dy të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

“Dy viktimat meshkuj K/Shqiptarë, kanë raportuar se kanë pasur një mosmarrëveshje me dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë dhe këta të fundit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave, por nuk ka të lënduar, përveç dëmtimit të veturës së tyre”, thuhet në raportin e policisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar kontrollin e shtëpive të tyre.

“Gjatë kontrollit është gjetur dhe është konfiskuar një armë gjysmë automatike me dy predha të kalibrit 7.62mm. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe njëri nga ta me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thekson policia.

(Kosova Sot Online)