Aksident i rëndë në autostradë, vdes një person

  • 05 February 2020 - 18:29
Aksident i rëndë në autostradë, vdes një person

Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.

Një këmbësor është goditur nga një kamion me targa AA 216 AE teksa po kalonte rrugën. Nuk është bërë ende i ditur identiteti i viktimës. 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik.

(Kosova Sot Online)