Pamje dramatike në aeroportin e Stambollit: Momenti kur aeroplani “rrëshqiti, u nda në tri pjesë dhe u përfshi nga flakët”

  • 06 February 2020 - 10:59
Pamje dramatike në aeroportin e Stambollit: Momenti kur aeroplani “rrëshqiti, u nda në tri pjesë dhe u përfshi nga flakët”

Një aeroplan pasagjerësh i Pegasus Airlines që fluturonte nga qyteti perëndimor i Izmir rrëshqiti nga pista pasi zbarkoi në aeroportin Sabiha Gökçen të Stambollit të mërkurën pasdite.

Sipas medieve turke, Boeing 737-800 u nda në tri pjesë dhe u përfshi nga flakët.

Zjarrfikësit dhe ambulancat u dërguan në vendin e ngjarjes menjëherë pas aksidentit.

Aeroplani mbante 171 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, sipas ministrit të Transportit, Cahit Turhan.

Ai tha se nuk kishte viktima, por disa pasagjerë u lënduan.

Aeroporti, i cili shërben shumë nga qarqet aziatike të Stambollit dhe qytetet e afërta të qendrave industriale si Bursa, Kocaeli dhe Sakarya, është mbyllur përkohësisht për trafikun ajror.

Ndërkohë janë publikuar pamjet që tregojnë momentin kur aeroplani rrëshqiti nga pista, u nda në tri pjesë dhe u përfshi nga flakët.

(Kosova Sot Online)