Kurti ngushëllon udhëheqësit dhe popullin turk për 39 viktimat e ortekut

  • 06 February 2020 - 11:45
Kurti ngushëllon udhëheqësit dhe popullin turk për 39 viktimat e ortekut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime popullit turk, familjarëve të viktimave dhe kryesuesve të intitucioneve në Turqi, për 39 viktimat e ortekut.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka uruar që të lënduarit të bëhen mirë sa më shpejt dhe që ekipet e shpëtimit ta kryejnë punën e tyre pa viktima të tjera. 

“Në mëngjes lexova në lajmet nga bota për fatkeqësinë që kanë shkaktuar dy ortekë në lindje të Turqisë. Orteku i dytë mori jetë edhe prej ekipeve të shpëtimit që po kërkonin trupat e viktimave nga orteku i parë. Deri më tani janë 39 viktima, e shpresojmë që ky numër të mos rritet. Ngushëllime për popullin mik të Turqisë, për familjarët e viktimave, e për kryesuesit e institucioneve, presidentin Erdogan dhe kryeparlamentarin Sentop”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)