Vjen thirrja për Konjufcën: Ja pse duhet t’ia marr titullin Shkëlqim Devollit, oligarkut në listën e zezë të SHBA-së

  • 07 February 2020 - 07:42
Vjen thirrja për Konjufcën: Ja pse duhet t’ia marr titullin Shkëlqim Devollit, oligarkut në listën e zezë të SHBA-së

“Unë mendoj se vendimi për ta anuluar titullin e Konsullit të Nderit, që Behgjet Pacolli ja ka dhënë Shkëlqim Devollit do të jetë një vendim i pa shmangshëm që së shpejti do të nënshkruhet nga Ministri i Jashtëm Glauk Konjufca. Mendoj se ministri i ri duhet të ndërmerr lidhur me këtë rast skandaloz, veprimin e parë dhe të prerë në mënyrë që të pamundësohet fushëveprimi I mëtejshëm kriminali atyre që e zhvaten Kosovën dhe në emrin e saj, mbushen xhepat e tyre për interesat e veta në dëm të interesave të shtetit. Ky veprim që e ka bërë Pacolli me Shkëlqim Devollin është vetëm një nga dëmet e shumta që ky njeri ja solli shtetit tonë. Behgjet Pacolli për shkak të lidhjeve të tij biznesore edhe me Serbinë i solli shumë humbje Kosovës, dështoi në sigurimin e njohjeve të reja dhe i humbi shumë njohje që I kishim pranuar”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Ragip Guraziu kërkon që Qeveria e re e Kosovës të mos humbë kohë, por të veprojë urgjentisht për t’ia marr dhe anuluar titullin Konsull Nderi në Mal të Zi për Shkëlqim Devollin, titull ky i dhënë nga ish Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

“Ky vendim duhet të merret për dy arsye, për shkak të keqpërdorimit të këtij titulli për interesin e biznesit të tij, që po i shkakton miliona evazion fiskal shtetit të Kosovës, por edhe duke qenë i shpallur person i pa dëshirueshëm në SHBA, për çka edhe gjendet në Listën e Zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, është tepër skandaloz dhe i pa tolerueshëm, që të vazhdojë edhe më tutje vendimi i cili nuk mban as datë, por që pretendohet të jetë nxjerrë në gusht të vitit 2019, me të cilin vendim Pacolli emëron konsull të Kosovës, njeriun e lidhur me krimin e organizuar.

“Shkëlqim Devolli e ka keqpërdorur edhe postin tjetër si konsull i Maqedonisë në Pejë, duke bërë evazion fiskal pa ndërprerë, pasi që mënyra e të bërit biznes për vëllezërit Devolli, është pikërisht përmes krimit dhe nëntokës kriminale duke përdorur çdo resurs, përfshirë edhe emërtimet si konsuj nderi, për të keqpërdorur dhe dëmtuar buxhetin e shtetit”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas Guraziut, ministri Glauk Konjufca nuk duhet të lejojë më tutje që Shkëlqim Devolli të mbetet Konsull Nderi në Malin e Zi.

Image
Ragip Guraziu

“Nëse vërtetë Lëvizja vetëvendosje ju përmbahet zotimeve për ta ndërtuar një shtet të së drejtës, pa krim dhe pa korrupsion, një shtet të zhvillimit ekonomik dhe pa evazion fiskal, atëherë veprimi I parë që duhet të ndërmerr kjo qeveri duhet të jetë zbulimi i të vërtetës lidhur me mënyrën e emërimit të Shkëlqim Devollit Konsull nderi në Republikën e malit të zi. E kur dihet e kaluara e tij si konsull nderi I Maqedonisë në Kosovë, atëherë nuk duhet ta lejoj ministri Glauk Konjufca që Shkëlqim Devolli të mbetet Konsull Nderi në Malin e Zi, pasi ky është vetëm edhe një veprim tjetër skandaloz që ka ndodhur me Shkëlqim Devollin”, shton analisti politik, Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Për më tepër, sipas Guraziut, një njeri i tillë, një oligark si Shkëlqim Devolli, i qet edhe hije të zezë shtetit të Kosovës, pasiqë e ka të ndaluar hyrjen në SHBA, si njeri i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Akoma më skandaloze bëhet situata kur del në sipërfaqe e dhëna se si ministri i mëparshëm Behxhet Pacolli e kishte vendosur për Konsull Nderi në Malin e Zi, njërin e futur në listë të zezë nga SHBA-të, njeriun e krimit të organizuar Shkëlqim Devolli. Ky është skandal i dyfishtë dhe ta shënuar në Librin e Ginisit gjithsesi”, shprehet Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Për fund, Guraziu deklaron se nuk ka qenë aspak i pa pritur një vendim i tillë i Pacollit për t’i favorizuar Devollët.

“Unë mendoj se vendimi për ta anuluar titullin e Konsullit të Nderit, që Behgjet Pacolli ja ka dhënë Shkëlqim Devollit do të jetë një vendim i pa shmangshëm që së shpejti do të nënshkruhet nga Ministri i Jashtëm Glauk Konjufca. Mendoj se ministri i ri duhet të ndërmerr lidhur me këtë rast skandaloz, veprimin e parë dhe të prerë në mënyrë që të pamundësohet fushëveprimi i mëtejshëm kriminali atyre që e zhvaten Kosovën dhe në emrin e saj, mbushen xhepat e tyre për interesat e veta në dëm të interesave të shtetit. Ky veprim që e ka bërë Pacolli me Shkëlqim Devollin është vetëm një nga dëmet e shumta që ky njeri ja solli shtetit tonë. Behxhet Pacolli për shkak të lidhjeve të tij biznesore edhe me Serbinë i solli shumë humbje Kosovës, dështoi në sigurimin e njohjeve të reja dhe I humbi shumë njohje që I kishim pranuar. Aleksandër Vuqiqi dhe Ivica Daqiqi ja nxorën në shesh gjitha gënjeshtrat që thoshte Pacolli sa ju përket njohjeve e ç'njohjeve të shteteve që e kanë njohur Kosovën sepse tani është realitet që ato po i tërheqin. Behgjet Pacolli po sillet në politikë, i etshëm vetëm për poste dhe për përfitime të biznesit të tij, sepse edhe politikën e ka shndërruar në biznes”, përfundon Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)