Vajza në Pejë zhduket për herë të katërt

  • 07 February 2020 - 10:40
Vajza në Pejë zhduket për herë të katërt

Dje një ankues mashkull ka raportuar në polici se është zhdukur motra e tij.

Vëllai ka raportuar se motra e tij kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, vajza është larguar më datë 4 shkurt.

Sipas ankuesit edhe më parë tri herë ishte larguar nga shtëpia. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin.

“Me datën 06.02.2020 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se motra e tij femër kosovare kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj, e cila sipas ankuesit edhe më parë tri herë ishte larguar nga shtëpia. Njësitë policore janë duke u marrë me rastin”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)