5 të VV’së e 5 të LDK’së: Këta janë deputetët e rinj të Kuvendit

  • 07 February 2020 - 12:34
5 të VV’së e 5 të LDK’së: Këta janë deputetët e rinj të Kuvendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi rekomandimin për presidentin e Republikës lidhur me kandidatët e radhës që zëvendësojnë deputetët që janë bërë ministra.

Tashmë janë bërë zëvendësimet e të gjithë deputetëve që dorëzuan mandatet e tyre për t’u bërë pjesë e Qeverisë.

Nga Lëvizja Vetëvendosje  dhe Lidhja Demokratike e Kosovës  do të hyjnë pesë deputetë të rinj.

Ndërsa edhe nga komunitetet do të hyjë një deputet i ri në vend të Emilija Rexhepit, e cila është emëruar ministre.

Më poshtë gjeni emrat e 11 deputetëve të rinj:

VETËVENDOSJE

Enver Haliti zëvendëson Albin Kurtin

Alban Hyseni zëvendëson Glauk Konjufcën

Arta Bajralija zëvendëson Albulena Haxhiun

Fitim Haziri zëvendëson Arben Vitinë dhe

Eman Rrahmani zëvendëson Haki Abazin

LDK

Hatim Baxhaku zëvendëson Anton Qunin

Fidan Rekaliu zëvendëson Lumir Abdixhikun

Xhavit Uka zëvendëson Avdullah Hotin

Besa Gaxherri zëvendëson Hykemete Bajramin dhe

Shkumbin Gashi zëvendëson Besian Mustafën.

NOVA DEMOKRATSKA STRANKA

Zikreta Aliti zëvendëson Emilija Redëepin

(Kosova Sot Online)