Jahjaga: Na la bilbili i Kosovës
Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushës.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Jahjaga ka thënë se kënga e saj do të jehojë përgjithmonë.
“Na la bilbili i Kosovës. Kënga jote do të jehojë përgjithmonë! Të bëft shpirti dritë! Ngushëllime familjes, miqëve dhe adhuruesve të këngës shqip”, ka shkruar Jahjaga.
(Kosova Sot Online)