Aksident i rëndë! Makina bie në kanal, humbin jetën dy mësues

  • 07 February 2020 - 14:58
Aksident i rëndë! Makina bie në kanal, humbin jetën dy mësues

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin Memaliaj-Krahëz.

Dy mësues që ishin duke u kthyer nga puna kanë humbur jetën , pasi makina e tyre ka dalë nga rrruga dhe është përbysur në një kanal kullues. Makina i ka zënë poshtë duke u marrë jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

(Kosova Sot Online)