KQZ mblidhet sot, diskutohet përgatitja për zgjedhjet në Podujevë
Komisioni Qendror Zgjedhor sot do të mbajë mbledhjen e radhës lidhur me procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës.
Përmes një komunikate për media, KQZ-ja ka njoftuar se mbledhje do të mbahet në ora 14:30.
“Ju njoftoj se sot (e shtunë, 8 shkurt, ora 14:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës lidhur me procesin e përgatitjes për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)