Sfidat e Glauk Konjufcës, ja çfarë e pret në krye të Ministrisë së Jashtme

  • 09 February 2020 - 07:50
Sfidat e Glauk Konjufcës, ja çfarë e pret në krye të Ministrisë së Jashtme

“Detyra e Konjufcës tani është në tri drejtime: E para, mençuria më e madhe e një Ministri të Jashtëm është të zgjedhë njerëzit me të cilët do të bashkëpunojë dhe të krijojë plane strategjike dhe taktike për ndryshime substanciale. E dyta, është që së bashku me atë ekip të ristrutkturojë komplet diplomacinë dhe administratën e saj që të mos jenë njerëz që vetëm marrin paga por që punojnë për Kosovën. E treta, të kuptoj rrjedhat gjeopolitike dhe ideologjike të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe së bashku me rrjedhat ndërkombëtare ta bëjë pjesë edhe Kosovën”, thotë Kuçi për “Kosova Sot Online”.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe zhvillimeve politike, Gurakuç Kuçi, e konsideron si sfidë serioze angazhimin e Qeverisë së re, saktësisht të Ministrisë së Jashtme përmirësimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, dhe ndaljen e trendit të heqjes së njohjeve të Kosovës.

Sipas tij, kjo detyrë do të jetë një sfidë serioze për ministrin e ri, Glauk Konjufca që të përballet me fushatën e egër serbe, e cila po lobon në çdo mënyrë për heqjen e njohjeve të Kosovës, por edhe përpjekjet për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, në të cilat ka dështuar krejtësisht nën udhëheqjen e Behgjet Pacollit si Ministër i Jashtëm.

Image
Pacollit

“Qeverisja e re po trashëgon një Kosovë e cila ekziston vetëm falë NATO-së dhe SHBA-së dhe jo forcës së shtetësisë së saj, gjithçka është jashtë binarëve dhe në këtë punë në një formë apo tjetrën ishte pjesë edhe LDK-ja. Dua të besoj se LDK-ja do të shmanget nga të bëmat dhe trashëgimia e keq qeverisjeve më herët që i ka bërë me PDK-në dhe të punojë ndryshe. Sidoqoftë, është punë e vështirë e sidomos rregullimi i diplomacisë si ministria më e rëndësishme që është. Mbetet të shihet edhe me çfarë njerëzve do të bashkëpunojë Konjufca brenda MPJ-së dhe si do ta bëjë përzgjedhjen. Për tu rregulluar MPJ ka nevojë për një veting të tërësishëm duke filluar nga ministria në Kosovë dhe në gjitha llojet e përfaqësive që ka Kosova jashtë vendit”, thotë politologu Gurakuç Kuçi për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, vetëm kur të bëhet kjo, mund të konsiderohet që do të ketë njerëz të cilët punojnë në rregullimin e imazhit të Kosovës.

“Të ketë forcën e të kuptuarit dhe lobuarit për diplomacinë dhe të ndalë me argumente dhe instrumentet të cilat i posedon diplomacia fushatën e egër të Serbisë dhe Rusisë. Ministria e Punëve të jashtme, duhet ristrukturuar thellësisht në personel me përvojë. Me një ristrukturim dhe rifreskim qoftë njerëzor dhe administrativ, Konjufca mund të arrijë që edhe të ketë njerëz për ta dërguar Kosovën drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. Detyra e Konjufcës tani është në tri drejtime: E para, mençuria më e madhe e një Ministri të Jashtëm është të zgjedhë njerëzit me të cilët do të bashkëpunojë dhe të krijojë plane strategjike dhe taktike për ndryshime substanciale. E dyta, është që së bashku me atë ekip të ristrukturojë komplet diplomacinë dhe administratën e saj që të mos jenë njerëz që vetëm marrin paga por që punojnë për Kosovën. E treta, të kuptoj rrjedhat gjeopolitike dhe ideologjike të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe së bashku me rrjedhat ndërkombëtare ta bëjë pjesë edhe Kosovën. Këto rrjedha ndërkombëtare që orientohen nga fuqitë e mëdha, Kosova të gjejë hapësirën e saj dhe të punojë në ruajtjen dhe zhvillimin e shtetësisë së Kosovës, kundrejt aspiratave serbe që po shfrytëzon këto ngjarje në dëm të Kosovës”, thekson Kuçi për “Kosova Sot Online”.

Mirëpo këto veprime, sipas Kuçit nuk mund të bëhen pa bashkëpunimin e plotë edhe me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, gjë që edhe kjo e fundit është vetëm një lloj ministrie e punësimit nga partitë që ishin në pushtet, dhe nuk kryen funksionin e saj të vërtet.

“Pra bashkëpunimi me AKI-në është esencial për diplomacinë por edhe AKI-ja ka nevojë për veting sepse si e tillë punon vetëm për punësimin e militantëve partiakë dhe jo për Kosovën”, përfundon politologu, Gurakuç Kuçi për”Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)