Osmani: Humbja e Nexhmijes na obligon të kemi kujdes ndaj njerëzve që i japin shumë artit

  • 09 February 2020 - 11:28
Osmani: Humbja e Nexhmijes na obligon të kemi kujdes ndaj njerëzve që i japin shumë artit

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës ka filluar me një minutë heshtje mbledhja komemorative në nder të Nexhmije Pagarushës.

Të pranishëm në këtë mbledhje komemorative janë familjarët e së ndjerës Pagarusha, përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe bashkëpunëtorë të artistes Pagarusha.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, tha se Nexhmije Pagarusha ka bërë për Kosovën atë qe e bënin yjet e mëdhenj për globin. 

“Mahnitesha në mënyrën se si ajo reflektonte një forcë shtytëse që një ditë të kapërcenim frikën dhe pasigurinë e ta dëshmonim ëndrrën tonë për të jetuar në një shoqëri të lirë e të barabartë. Për Kosovën ajo bëri çfarë bënin yjet e mëdhenj për të gjithë globin. Është shndërruar në vlerë historike për vendin tonë tashmë. Kjo humbje na obligon të kemi kujdes më shumë ndaj njerëzve që i japin shumë artit”, tha Osmani.

(Kosova Sot Online)