Parashikimi: Ja pse i frikësohen Albin Kurtit Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Baton Haxhiu

  • 10 February 2020 - 07:35
Parashikimi: Ja pse i frikësohen Albin Kurtit Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Baton Haxhiu

“Beogradi, është i vetëdijshëm me këmbëngulësinë e Albin Kurtit dhe po ashtu, e dinë se do t´i dalin shume telashe. Albin Kurti, nuk është as Hashimi i Brojes, çuni i Haxhi shumarit që për interesa të tija personale dhe nga frika se do të vdes politikisht nga Gjykata Speciale, as Edvin kanabisi i Kristaq Ramës dhe as spiuni i UDB-së serbe, argati i Beogradit dhe langoi i Jovica Stanishiqit, Baton Fazli Haxhiu, që e qitën në pazar Kosovën si të ishte një plaçkë dhe vetëm që ti mbushin thasët me para”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Qeveria Kurti, bazuar në premtimet që Kryeministri i ka dhënë para dhe pas marrjes së detyrës zyrtare, sipas analistëve politikë do të jetë më e organizuar dhe më e përgatitur sa i takon vazhdimit të dialogut me Serbinë, për dallim nga dy mandatet e fundit qeverisëse, e sidomos mandati i dështuar tërësisht i koalicionit PAN.

Lidhur me këtë ndryshim në pritje sa i takon këtij procesi, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Reshat Badallaj.

Sipas tij, Qeveria Kurti do të jetë një “arrë” e fortë për vazhdimin e dialogut me Serbinë, pasi një ndër parimet bazë të vazhdimit të këtij dialogu, do të jetë edhe angazhimi i Albin Kurtit për kërkimin e llogaridhënies nga Serbia për krimet dhe dëmet e luftës.

Image
Reshat Badallaj

“Beogradi, është i vetëdijshëm me këmbëngulësinë e Albin Kurtit dhe po ashtu, e dinë se do t´i dalin shume telashe. Albin Kurti, nuk është as Hashimi i Brojes, çuni i Haxhi shumarit që për interesa të tija personale dhe nga frika se do të vdes politikisht nga Gjykata Speciale, as Edvin kanabisi i Kristaq Ramës dhe as spiuni i UDB-së serbe, argati i Beogradit dhe langoi i Jovica Stanishiqit, Baton Fazli Haxhiu, që e qitën në pazar Kosovën si të ishte një plaçkë dhe vetëm që ti mbushin thasët me para”, thotë analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Badallaj nuk pret që në ekipin e Kurtit për bisedimet me Serbinë, do të futen figura me të kaluar të dyshimtë dhe të shantazhuara nga Serbia, që mundë të nënshtrohen dhe të bëjnë tregti me interesin nacional të shtetit të Kosovës.

“Albin Kurti nuk e besoj kurrë që rrotull tij të mbajë argatët e Serbisë fashiste dhe të hanë dreka e darka me para të buxhetit të shtetit e djersën e qytetarëve me kriminelët serb nëpër hotelet më të shtrenjta të botës dhe t´ia kthejnë shpinën popullit. Ndonëse Albin Kurti, do të ketë presion të vazhdueshëm dhe të fortë nga ndërkombëtarët e sidomos do ta mbështesin për muri miqtë tanë më të fuqishëm të botës si: Amerika,Gjermania,Anglia, por nuk do të rrëshqas shumë kollaj. Në këtë marifet kanë me i ndërsyer ish argatët e Serbisë fashiste, ajo trojka famëkeqe që hyri në historinë shqiptare si trojka tradhtare, spiunësh, pazarxhinjësh që tani më nuk mund t´i laj as uji i oqeanit, sepse ranë nën ndikimin e një këlyshi serb, që quhet Baton Haxhi Fazliu, që brez pas brezi i kanë shërbyer gjakësorëve serbian kundër shqiptarëve. Albin Kurti, besoj se para se të ulet në sofër me gjakësorët serb ai do t´i vej kushte për të kërkuar shumëçka, si dy shtete të barabarta, do të kërkoj llogaridhënie për krimet, dhunimet, plaçkitjet e shumë e shumë tjetër dhe jo si ajo banda mangupësh që u nënshtruan dhe se u përkulën bile si xhelatit”, shton Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, përveç Serbisë që do të ketë telashe me Albin Kurtin, në panik janë edhe Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu.

“Frika u ka hyrë në palcë trojkës së zezë, Thaçi- Rama-Haxhiu, se do të zbulohet tradhtia që ia bënë Kosovës, hajnia dhe shpenzimet marramendëse të buxhetit të shtetit për një bjeshkë keqpërdorimesh”.

Mirëpo Badallaj dyshon shumë edhe tek partneri i koalicionit qeverisës me LVV-në, tek LDK-ja, nëse do ta ketë mbështetjen e fuqishme deri në fund.

“Pra, Albin Kurti nuk do të jetë arrë e fortë vetëm për Serbinë,por edhe kundër kësaj bande tradhtaresh që janë dëshmuar argat të tyre. Këta do jenë bashkërisht kundër Albin Kurtit. Por, unë personalisht e kam një frikë dhe do ta mbajmë në mend se “artaku artificial” që quhet LDK, në ditën me kritike Albinin do ta lënë në shi dhe do ia lënë krushqit në rrugë. Larg qoftë, por kështu kjo do të del”, përfundon analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)