Albin Kurtit i vjen porosia e çartë: Ndiqe modelin kroat, ja pse!

  • 10 February 2020 - 07:44
Albin Kurtit i vjen porosia e çartë: Ndiqe modelin kroat, ja pse!

“Askush nga pushtetarët e as politikanët e akuzuar dhe të zhytur në hajni, krim e korrupsion nuk jep llogari para askujt. Ata janë mbi ligji e mbi shteti. Shembulli i drejtësisë në Kroaci ku drejtësia ndëshkoi dhe e dënoi ish kryeministrin kroat Sanader tregon se si funksionon shteti dhe ligji në një shtet me të vërtetë ligjor. Dhe këtë shembull duhet ta ndjekë edhe qeveria e re Kurti, pasi një nga premtimet kryesore dhe për atë që populli e ka votuar LVV-LDK-në për ndryshimin, dhe kryesisht për të filluar nga funksionimi shteti dhe ligji”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Skënder Kapiti, e ka vlerësuar veprim të guximshme vendimin e gjykatës kroate, e cila e ka dënuar ish kryeministrin e këtij vendi, Ivo Sanader për krim dhe korrupsion.

Për ta përfunduar me sukses këtë proces maratonik, gjykata ka shpenzuar plotë dy vite kohë, por në fund ka shqiptuar dënimin meritor, të ashpër dhe të pandikuar nga politika.

Gjykata kroate ka vendosur që pos dënimit me burg për Ivo Sanaderin, edhe masën e konfiskimit të parave që janë në llogaritë e tij, të gruas, vajzave të tij dhe të miqve.

Gjithashtu familjes Sanader do t’u merren edhe veprat artistike të gjetura në shtëpi, ngase e gjithë kjo pasuri konsiderohet të jetë fituar në mënyrë të kundërligjshme.

E lidhur me këtë, Kapiti thotë se vetëm një model i tillë sikur ky i drejtësisë kroate, do të ndikonte në pastrimin e plotë të shoqërisë së kriminalizuar në shtetin e Kosovës, por edhe në Shqipëri, sepse në të dyja këto vende drejtësia lë akoma për të dëshiruar.

Image
Skender Kapiti

“Në Kosovë dhe në Shqipëri deri më sot nuk ka as hetime dhe as ndëshkime mbi personat e lartë të politikës e të pushtetit pavarësisht, për vjedhjet, abuzimet dhe shpërdorimet e rënda që ata kanë bërë me postet, me detyrat dhe me ligjin e sidomos me paranë publike e deri edhe me krimin e organizuar. Kjo për faktin se pushtet politika në Kosovë ka kapur sistemin e drejtësisë dhe e ka shndërruar drejtësinë në një avokaturë mbrojtëse për ta”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Duke pasur një drejtësi thellësisht të kapur nga krimi e politika, Kapiti thotë se në Kosovë, e as në Shqipëri nuk po ndodhin arrestime, hetime e gjykime të kokave të larta të pushtetit, sikur që ka ndodhur në shtetin kroat.

“Askush nga pushtetarët e as politikanët e akuzuar dhe të zhytur në hajni, krim e korrupsion nuk jep llogari para askujt. Ata janë mbi ligji e mbi shteti. Shembulli i drejtësisë në Kroaci ku drejtësia ndëshkoi dhe e dënoi ish kryeministrin kroat Sanader tregon se si funksionon shteti dhe ligji në një shtet me të vërtetë ligjor. Dhe këtë shembull duhet ta ndjekë edhe qeveria e re Kurti, pasi një nga premtimet kryesore dhe për atë që populli e ka votuar LVV-LDK-në për ndryshimin, dhe kryesisht për të filluar nga funksionimi shteti dhe ligji”, thotë Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

“Për këtë qëllim, është edhe domosdoshmëri jetike që ka Kosova si shtet, Z. Kurti, së pari duhet të marrë nismën për miratimin e një Ligji VETING-u duke kërkuar mbështetjen e SHBA-ve pasi është vështirë që ta bëjë Kosova vetë atë, sepse korrupsioni ka gllabëruar dhe është mirë strukturuar duke infektuar dhe kapur gjithë aparatin dhe strukturën e sistemit të drejtësisë, politikës, policisë, administratës, shoqërisë civile dhe fatkeqësisht edhe atë mediatike”, përfundon Kapiti për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)