Alarmon eksperti i sigurisë: Ja faktet, SHIK-u ishte filial e shërbimit sekret serb

  • 12 February 2020 - 07:39
Alarmon eksperti i sigurisë: Ja faktet, SHIK-u ishte filial e shërbimit sekret serb

“SHIK-u mua më del si një filial e strukturave të fshehta serbe për Kosovë. Kjo jo se të gjithë pjesëtarët e SHIK-ut kanë qenë spiunë, përkundrazi shumica e pjesëtarëve kanë qenë të devotshëm për Kosovën. Serbia përmes rrjetit të spiuneve me shtrirje deri në krye të kësaj organizate ka përdorur rrjetin dhe strukturat e SHIK-ut pas deklarimit formal të shpërbërjes si mekanizëm sidomos në vitet 2008-2010, për të pushtuar çdo pore të institucioneve të Kosovës, dhe kështu çdo pore të jetës në Kosovë. Duhet pasur parasysh se Serbia ka përdor jo vetëm strukturat e SHIK-ut por edhe struktura tjera të fshehta për të arritur synimet për Kosovën e pas luftës së fundit”, thotë Meha për “Kosova Sot Online”.

Eksperti i fushës së sigurisë, Xhevat Meha kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje që ta shfrytëzojë tani epërsinë që ka si subjekt politik në qeverisjen e vendit, që së bashku me LDK-në të merren seriozisht me zbardhjen e së kaluarës së dyshimtë të SHIK-ut.

Meha thekson se VV-ja derisa ishte ne opozitë kishte provuar për ta formuar një komision parlamentar për hetimin e SHIK-ut, prandaj tani kur është në pushtet së bashku me LDK-në, është në përgjegjësinë e të dy subjekteve politike që me mjete institucionale që i lejon ligji, të veprojnë dhe ta dekonspirojnë të kaluarën e SHIK-ut.

Image
Xhevat Mehaj

“Sigurisht se nevoja për hetimin dhe ndriçimin e veprimtarisë së SHIK-ut është tepër e madhe. Ka shume fshehtësi rreth kësaj veprimtarie. Tani VV-ja udhëheq me institucionet kryesore të Kosovës dhe duhet që përpjekjet e mëhershme për hetim t'i vazhdoj përmes institucioneve, VV por edhe cilado parti tjetër politike kur fitojnë zgjedhjet udhëheqin me institucionet ngase kanë marrë besimin e qytetarëve për të zgjidhur problemet përmes institucioneve. Në periudhën e deritanishme kemi pasur veprimtari të lirë dhe të pa penguar të strukturave të fshehta serbe të cilat për këto arsye pa ndonjë pengesë kanë shti nën kontroll institucionet e Kosovës me qëllim që institucionet t'i përdorin për arritjen e përmbushjeve të programeve të Serbisë për Kosovën e pas luftës së fundit. Program qenësorë i Serbisë është që institucionet e Kosovës të jenë jo-funksionale dhe jo-efikase. Detyra e tanishme e qeverisë është që fillimisht institucionet e Kosovës t'i kthej në institucione funksionale dhe efikase. Përmes institucioneve funksionale dhe efikase duhet të hetohet dhe ndriçohet veprimtaria e SHIK-ut”, thotë Meha për “Kosova Sot Online”.

Më tej, eksperti Meha thekson se në studimin që ka kryer ai, SHIK-u ka dalë si strukturë që ka bashkëpunuar dhe bashkëvepruar në frekuenca të njëjta me shërbimet sekrete serbe që kanë punuar kundër interesit të shtetit të Kosovës.

“Prandaj ky dyshim e bënë akoma më të domosdoshëm hetimin e së kaluarës së SHIK-ut. SHIK-u mua më del si një filial e strukturave të fshehta serbe për Kosovë. Kjo jo se të gjithë pjesëtarët e SHIK-ut kanë qenë spiunë, përkundrazi shumica e pjesëtarëve kanë qenë të devotshëm për Kosovën. Serbia përmes rrjetit të spiuneve me shtrirje deri në krye të kësaj organizate ka përdorur rrjetin dhe strukturat e SHIK-ut pas deklarimit formal të shpërbërjes si mekanizëm sidomos në vitet 2008-2010, për të pushtuar çdo pore të institucioneve të Kosovës, dhe kështu çdo pore të jetës në Kosovë. Duhet pasur parasysh se Serbia ka përdor jo vetëm strukturat e SHIK-ut por edhe struktura tjera të fshehta për të arritur synimet për Kosovën e pas luftës së fundit”, përfundon eksperti i sigurisë, Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)