Kinezët i mbrojnë kafshët nga koronavirusi me maska, gota të letrës, çorapë…

  • 12 February 2020 - 15:07
Kinezët i mbrojnë kafshët nga koronavirusi me maska, gota të letrës, çorapë…

Pronarët e kafshëve shtëpiake në Kinë kanë publikuar në rrjetet sociale fotografi të ndryshme, me të cilat kanë treguar për mënyrat dhe mjetet që po i përdorin për t’i mbrojtur kafshët e tyre nga koronavirusi.

Në fotografitë e publikuara shihet se kafshëve shtëpiake u janë vendosur maska, por edhe mjete të tjera si zëvendësuese të tyre, përfshirë qeset plastike, gotat e kartonit dhe madje edhe çorapë.

Tash për tash, shkencëtarët nuk kanë ndonjë dëshmi që kafshët shtëpiake mund të infektohen me virusin që i ka vrarë mbi 1100 persona, shkruan “Daily Mail”.

Një pronar i një maceje ia kishte vendosur asaj një maskë të prodhuar për njerëz, por pasi maska ia kishte mbuluar tërë kokën, ai ia hapi dy vrima maskës në mënyrë që macja të mund të shihte.

(Kosova Sot Online)