Ja kush e thotë: Kosova ka një opozitë të turpshme, ja çfarë i pret

  • 13 February 2020 - 07:41
 Ja kush e thotë: Kosova ka një opozitë të turpshme, ja çfarë i pret

“Opozita aktuale e ka të vështirë rimëkëmbjen e vetë sepse duhet ë shkëputet prej plaçkës 13 vjeçare. Këta opozitarët e tashëm nuk kanë më as argumente por as nuk kanë fytyrë, si thonë në gjuhën popullore, që të kritikojnë e të kundërshtojnë këtë pozitë të re në pushtet, sepse e kemi një opozitë me plotë hipoteka nga e kaluara, një opozitë të turpshme nga keq qeverisja e kaluar për vite me radhë, prandaj janë me fytyrë të skuqur e të turpshme kur e kritikojnë tjetrin”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Blerim Burjani e sheh sfidë të vështirë angazhimin serioz dhe të arsyeshëm, zërin e opozitës në këtë mandat qeverisës të koalicionit LVV-LDK.

Image
Blerim Burjani

“Jo pse nuk do t’i krijohet hapësira, por pse gjatë qeverisjes së tyre në të kaluarën, si PAN, opozitarët e tanishëm nuk do të mundë të kritikojnë qeverisjen e koalicionit të ri sepse janë të palarat e tyre aq të mëdha sa që nuk ju lejojnë atyre as të marrin frymë lirshëm, e lëre më që të gjejnë argumente për të kritikuar keq qeverisjen eventuale të tjetrit, të oponencës politike në pushtet që përbëhet nga LVV dhe LDK, partnerët e tyre minoritar”, thotë Burjani.

Prandaj sipas tij, kjo opozitë e dobët dhe jo serioze, ka filluar të bëjë politikë duke e bërë problem ndërrimin e pozitës së fotografive të ish presidentëve të deritashëm në zyrat e Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit.

“Opozita aktuale e ka të vështirë rimëkëmbjen e vetë sepse duhet ë shkëputet prej plaçkës 13 vjeçare. Këta opozitarët e tashëm nuk kanë më as argumente por as nuk kanë fytyrë, si thonë në gjuhën popullore, që të kritikojnë e të kundërshtojnë këtë pozitë të re në pushtet, sepse e kemi një opozitë me plotë hipoteka nga e kaluara, një opozitë të turpshme nga keq qeverisja e kaluar për vite me radhë, prandaj janë me fytyrë të skuqur e të turpshme kur e kritikojnë tjetrin”, thotë analisti politik Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Burjanit, opozitarët e tanishëm, partner të ish PAN-it, për të pasur një zë kritik dhe të besueshëm nga qytetarët, për gabimet që mundë t’i gjejnë në qeverisjen e koalicionit LVV-LDK, duhet fillimisht të reformohen dhe t’i pastrojnë radhët e tyre nga mbetjet e së kaluarës të zhytur në korrupsion dhe në kapje të shtetit.

“PAN-istët duhet të bëjnë reforma të thella kadrovike e politike brenda tyre, nëse dëshirojnë ti rikthehen seriozisht politikës, Nuk ia vlen më të dëgjohen kritikat e PAN dhe as të krahasohet qeverisja e tyre komplekse, përfituese e së kaluarës. Ata e kanë humbur rrugën e kanë humbur motivin dhe arsyen që të merren me interesat e qytetarëve”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Burjanit, koalicioni i tashëm qeverisës e ka shansin më të mirë që të gjej dhe ti shkatërron të gjitha lidhjet kriminale të kapjes së shtetit nga ish partnerët e PAN-it dhe klanit Pronto në mënyrë që të jua bëjnë të pa mundur atyre të nxjerrin kritika koti dhe të bëjnë fushatë mashtruese me qytetarët.

“Kjo pozitë tash e ka rastin të merret me zgjidhjet e problemeve, me depolitizimin e bordeve të shërbimit publik, shërbimit civile, drejtësisë, policisë, ATK-së ,Doganave dhe arsimit universitar, tash ose duhet të punohet konkretisht dhe me vendime të sakta e të drejta nga kjo qeveri ,ose më mirë mos të dalin kotë për të mbledhur Qeverinë sa për sy e faqe dhe sa për komercializëm, si e kanë pasur zakon të mblidhet PAN-i në qeveri koti, pa asnjë vendim të duhur por për debate të brendshëm dhe analiza qeveritare. Qeveria është ekzekutive dhe duhet të nxjerr vendime përmes të cilave zgjidhen problemet. E nëse nuk e bënë këtë atëherë shumë shpejtë edhe kjo qeveri le ti mbledh plaçkat dhe të niste për në shtëpi, themi ashtu figurativisht’, thotë analisti politik Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Për të qenë efikas në punë, sipas Burjanit, Qeveritarë duhet ë largohen nga mediet, të mos i mbushin programet e medieve elektronike me debate të kota politike, por para medieve të paraqiten vetëm kur ka.

“Gjithkund në vendet demokratike Qeveria del në media kur ka arsye shumë të madhe, e në Kosovë dalin për çdo natë në debate pa lidhje dhe pa zgjidhje të propozuara, apo pa asnjë vendim. Kjo praktikë duhet të ndërpritet sa më shpejtë sepse ka kaluar koha e debateve në mes ministrave. Tash ose duhet të merren vendime ose nuk ka nevojë fare që të marrin hapësirë në medie kot së koti, nëpër studiot televizive apo të medieve të tjera. Pra qeveria flet vetëm me vendime e jo debate. Kurse vendimet e qeverisës pastaj mundë të debatohen e të diskutohen nga ekspertët por edhe nga opozita”, thotë analisti politik Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Blerim Burjanit, posaçërisht do të jetë brengosëse edhe në këtë mandat të ri qeverisës nëse vazhdohet me shpenzimin i parasë publike për asfalt.

“Ministri i Transportit i kësaj qeverie nuk duhet të vepron njëjtë sikurse vepruan në koalicionin PAN, për të ndërtuar autostrada. Kosova nuk ka para që të derdhen në asfalt,ato para duhet të orientohen në mënyrë urgjente në Fondin për Mbrojtje Shëndetësore, arsim dhe për zhvillim ekonomik. Këto janë tri çështjet, shtylla kryesore emergjente për shtetin e Kosovës”, thotë analisti politik Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)