Vendimi i fundit nga Albin Kurti: Radhën e ka shkarkimi i Hashim Thaçit...

  • 13 February 2020 - 07:54
Vendimi i fundit nga Albin Kurti: Radhën e ka shkarkimi i Hashim Thaçit...

“Me ketë veprim, përveç se do të shënonte fundin e një kapitulli të errët për Kosovën, do të hapej vërtetë një kapitull i ri në politik bërjen kosovare, i cili do të rriste nivelin e përgjegjësisë dhe llogaridhënies dhe krijimin e besimit mes partnerëve në koalicion. Për më tepër se kaq, tani kur jemi në prag të rifillimit të dialogut me Serbinë, largimi i Thaçit nga posti i presidentit do të ndikonte pozitivisht në krijimin e unitetit politik për një përballje serioze dhe dinjitoze me Serbinë në arenën ndërkombëtare”, thotë Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë fushatës zgjedhore kishin premtuar që gjatë mandatit të tyre, para se t’i skadojë mandati kushtetues Presidentit Hashim Thaçi, ata do ta marrin nismën ligjore e kushtetuese për shkarkimin nga posti i presidentit të Kosovës, për shkak të një mal shkeljesh të Kushtetutës, e ndër më të rëndat është cilësuar dhe vlerësuar përpjekja në tentativë për marrëveshje me Serbinë, me ndryshim të kufijve ekzistues të shtetit të Kosovës apo shkëmbim të territoreve.

E lidhur me këtë premtim dhe mundësinë zbatimit të tij në praktikë, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Florim Zeqa.

Analisti Zeqa thotë se pas vendimit të fundit të Qeverisë Kurti për anulimin e disa vendimeve të kundërligjshme që i ka marr qeveria e PAN-it në mandatin e saj të kaluar, gjasat janë reale që së shpejti, pas fillimit të punës së Kuvendit, të iniciohet edhe nisma për dërgimin e çështjes së Presidentit në Gjykatë Kushtetuese për shkarkimin e tij nga kjo pozitë.

Image
Florim Zeqa

“Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shfuqizimin e vendimit që kishte marrë Qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete dhe një pjese të kabinetit qeveritarë, ngjallen shpresat për përmbushje edhe të premtimeve tjera. Premtimi zgjedhor i dhënë nga VV dhe LDK për shkarkimin e presidentit Thaçi është i mundur të ndodhë jo vetëm si premtim elektoral, por edhe si vullnet i subjekteve tjera në Kuvendin e Kosovës. Meqë është një vullnet më i gjerë për shkarkimin e Thaçit, atëherë është mirë që kjo të ndodh sa më parë. Çdo vonesë në këtë drejtim, do t'u shkaktoj LVV-së dhe LDK-së pengesa të vazhdueshme në realizimin e planit qeverisës”, thotë analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Prandaj, në mënyrë që ndryshimi në vend të bëhet i plotë dhe substancial në qeverisjen ndryshe, qeverisje më duar të pastra dhe në mbrojtje të interesave vitale të shtetit, sipas Zeqës, shkarkimi i Thaçit nga posti i presidentit duhet të bëhet sa më shpejtë që është e mundur.

“Me ketë veprim, përveç se do të shënonte fundin e një kapitulli të errët për Kosovën, do të hapej vërtetë një kapitull i ri në politik bërjen kosovare, i cili do të rriste nivelin e përgjegjësisë dhe llogaridhënies dhe krijimin e besimit mes partnerëve në koalicion. Për më tepër se kaq, tani kur jemi në prag të rifillimit të dialogut me Serbinë, largimi i Thaçit nga posti i presidentit do të ndikonte pozitivisht në krijimin e unitetit politik për një përballje serioze dhe dinjitoze me Serbinë në arenën ndërkombëtare. Mendoj se Thaçi, për aq sa ndodhet në panik të madh nga një nismë e mundshme e VV-së dhe LDK-së për shkarkimin e tij, aq do të jetë i lumtur të ikë nga obligimet dhe ndërkombëtare që ka marrë në raport me dialogun me Serbinë, për t'iu kthyer nostalgjisë së vjetër, për të marrë timonin dhe mbajt primatin e partisë më të madhe opozitare në vend”, deklaron analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)