Ngjarjet e ditës së sotme

  • 14 February 2020 - 07:53
Ngjarjet e ditës së sotme

Cka do të ndodhë sot?

Federata Skitare e Kosovës organizon garën e “Sllallomit paralel”. (Brezovicë, ora 09:00).

Komuna e Gjilanit bën prezantimin e programit “Vrojtuesit e lagjes”. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 9:30).

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhje. (KQZ, ora 10:00).

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me Qendrën e Beogradit për Politika të Sigurisë organizon konferencën “Faza përfundimtare: Rifillimi i Dialogut Kosovë-Serbi”, ku do të publikohen gjetjet e raportit Barometrit Kosovar të Sigurisë – Edicioni special mbi Dialogun Kosovë-Serbisë. (Hotel Sirius, ora 10:00).

Instituti GAP organizon tryezë “Kapacitetet dhe pavarësia e institucioneve për ndihmë shtetërore”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30).

Hapet ekspozita “Iniciativa për shkëmbim kulturor ndër-kufitare”. (Shtëpia e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, o ra 10:45).

Mbahet tryeza “Publikimi i raportit të monitorimit të NARIC Kosova: Sfidat e procesit të njohjes së diplomave”. (Hotel “Sirius”, ora 11:00).

(Kosova Sot Online)