Qeveria reagon nëpërmjet Avdullah Hotit për letrën e Pompeos

  • 14 shkurt 2020 - 11:12
Qeveria reagon nëpërmjet Avdullah Hotit për letrën e Pompeos

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas letrës që sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i ka dërguar kryeministrit Albin Kurti. Hoti nuk i ka komentuar kërkesat e Pompeos për heqjen e taksës, ndërsa thotë se “letra është e qartë”.

Hoti ka shkruar se e mirëpresim rolin kyç të SHBA’së në dialogun e Kosovës dhe Serbisë.

“E mirëpresim rolin kyc të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Hoti në Tëitter.

Ai thotë se letra është e qartë dhe se qëllimi i Kosovës është arritja e njohjes reciproke.

“Letra e sekretarit Pompeo është e qartë – dialogu është i fokusuar në njohjen reciproke, i cili është qëllimi ynë final. Normalizimi i raporteve është jetik për përparimin në rajonin tonë dhe integrimin e gjithë rajonit në Bashkimin Evropian”, thuhet në postimin e Hotit.

Kurti e ka marrë dje letrën nga sekretari Pompeo, ndërsa Zyra e tij nuk i ka kthyer përgjigje mediasrreth kërkesave të sekretarit amerikan për heqje të menjëhershme të taskës. 

(Kosova Sot Online)