Borell i bën bashkë, detaje për takimin e mbyllur ku do të jenë Kurti, Vuçiq e Rama

  • 14 February 2020 - 17:09
Borell i bën bashkë, detaje për takimin e mbyllur ku do të jenë Kurti, Vuçiq e Rama

Janë bërë publike detaje nga konferenca e mbyllur për media në Mynih të Gjermanisë ku është duke marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për herë të parë është duke marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare pas zgjedhjes në krye të Qeverisë.

Përveç Albin Kurtit, në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Mynih po merr pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri Avdullah Hoti dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. 

Nën udhëheqjen e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, Kurti do të jetë pjesë e konferencës të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe atë të Malit të Zi, Milo ëukanovië.

Konferenca “Koordinim, bashkëpunim, konsolidim: Shkuarja e Ballkanit Perëndimor Përpara”, do të bashkojë për herë të parë në një tavolinë, kryeministrin e ri të Kosovës dhe presidentin e serbisë Aleksandër Vuçiq.

(Kosova Sot Online)