Përfundon përballja e parë e Kurtit me Vuçiqin në Mynih

  • 14 February 2020 - 19:30
Përfundon përballja e parë e Kurtit me Vuçiqin në Mynih

(E plotësuar) - Ka përfunduar diskutimi për Ballkanin Perëndimor në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Konferencën e Sigurisë së Mynihut lidhur me çështjet e sigurisë në Ballkan.

Në këtë takim morën pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidenti serb, Aleksandar Vuçic, të cilët u ulën përballë njëri-tjetrit.

Në panelin ku u diskutua për rajonin, morën pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, ai i Malit të Zi, Gjukanoviç e shefi i diplomacisë europiane, Borrell.

Ky panel është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Image

Nis diskutimi në Mynih: Kurti e Vuçiq përballë njëri-tjetrit

Ka nisur diskutimi për Ballkanin Perëndimor në Konferencën e Sigurisë së Mynihut.

Në këtë takim merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të cilët janë ulur përballë njëri-tjetrit.

Në panelin ku po diskutohet për rajonin, marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, ai i Malit të Zi, Gjukanoviç e shefi i diplomacisë europiane, Borrell.

Ky panel është parashikuar të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Image

(Kosova Sot Online)