Aleksandër Vuçiq flet pas përballjes me Albin Kurtin, ja çka thotë

  • 14 February 2020 - 20:18
Aleksandër Vuçiq flet pas përballjes me Albin Kurtin, ja çka thotë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, u tha sot gazetarëve pas panelit të sigurisë së Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Mynih, se kur u takua me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i ka mborjtur interesat e Serbisë dhe popullit serb në mënyrën më të mirë të mundshme. 

“Isha i ashpër. Luftova për interesat e Serbisë dhe popullit serb, gjjë që është puna ime. Unë po thosha të vërtetën dhe jam krenar për këtë,” tha Vuçiç për RTS.

Kjo është hera e parë që kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ulën së bashku në një panel.

(Kosova Sot Online)