Deklarata ‘bombë’ nga ish agjenti: Thaçi i peng i dosjeve të UBD-së, ja për cilat vrasje akuzohet...

  • 17 February 2020 - 07:53
Deklarata ‘bombë’ nga ish agjenti: Thaçi i peng i dosjeve të UBD-së, ja për cilat vrasje akuzohet...

“E kam cekur para shumë vitesh se Hashim Thaçi është i kapur keq nga dosjet sekrete të UDB-së në Beograd dhe i kapur nga dosjet ndërkombëtare të vrasjeve politike dhe eliminimin e kundërshtarëve të vetë (LDK), por sidomos eliminimin e komandantëve kryesor të UÇK dhe konkurrentëve të LPK-së. I kapur nga të gjitha këto krime nga pas lufta Thaçi është duke tentuar me çdo kusht që përmes pushtetit dhe përmes imponimit të tij me çdo kusht para ndërkombëtare të paraqitet si PISMAKER, që pa Thaçin nuk është e mundur ruajtja e qetësisë në Kosovë”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

Gazeta ditore në Gjermani “Süddeutsche Zeitung”, ka shkruar për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, ku sipas saj, Thaçi po kritikohet për pazare të fshehta me Beogradin , e të cilat sipas gazetës, po bëhen për t’i rregulluar atij imazhin ndërkombëtar, si dhe për t’i sjell atij një marrëveshje me Gjykatën Speciale në Hagë.

Kjo sipas mediumit gjerman, po bëhet për shkak se Thaçi si ish-lider i UÇK-së, mund të ftohet nga Gjykata Speciale.

E lidhur me këto raportime nga shtypi gjerman, për “Kosova Sot Online” ka folur ish agjenti i SHIK-ut dhe ish eprorë i lartë i UÇK-së, Naim Miftari, i cili së fundi u intervistuar si dëshmitar në Speciale.

Sipas Miftarit, Thaçi është në gjendje ta rrezikojë Kosovën për shkak të interesave të tij personale, dhe që ta shpëtojë lëkuren e tij nga Gjykata Speciale.

Image
Naim Miftari

“E kam cekur para shumë vitesh se Hashim Thaçi është i kapur keq nga dosjet sekrete të UDB-së në Beograd dhe i kapur nga dosjet ndërkombëtare të vrasjeve politike dhe eliminimin e kundërshtarëve të vetë (LDK), por sidomos eliminimin e komandantëve kryesor të UÇK dhe konkurrentëve të LPK-së. I kapur nga të gjitha këto krime nga pas lufta Thaçi është duke tentuar me çdo kusht që përmes pushtetit dhe përmes imponimit të tij me çdo kusht para ndërkombëtare të paraqitet si PISMAKER, që pa Thaçin nuk është e mundur ruajtja e qetësisë në Kosovë”, thotë ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se kjo është një nga arsyet pse në bisedimet me Serbinë fare nuk po preken temat e dëmeve dhe të krimeve të luftës.

“Edhe bisedat me Serbinë, lëshimi pe karshi Serbisë në çdo aspekt, mos paditja e Serbisë për gjenocid, për krime të luftës, për dëme të luftës nga ana e Thaçit është tentimi i tij që të imponohet si faktori kryesor në Kosovë dhe përmes këtyre imponimeve tenton ta shpëtoj veten nga arrestimi i tij i mundshëm edhe në Kosovë, por edhe nga arrestimi i mundshëm i Gjykatës Speciale që pikërisht Thaçi e ka sjell vetë si barrë të rëndë mbi Kosovën dhe mbi popullin tonë edhe tani tentimi i Thaçit me disa ish UDBASH shqiptar për me nda Kosovën me Serbinë, pos interesit material miliarda dollarësh sipas ish kryeministrit Haradinaj në pyetje është edhe tentimi i Thaçit që Serbin ta shpërblen me territor të Kosovës, që Serbia e ka humb nga lufta e vitit 1999, që Serbia të mos e akuzon Hashim Thaçin për krime lufte në Hag”, thekson Miftari.

Më tej sipas Miftarit, Thaçi po bënë gjithçka që Serbia mos t’ia hapë dosjet e UDB-së, se si u vranë komandantët kryesor të luftës të UÇK-së.

“Thaçi do të dilte i komprometuar shumë keq. Karriera e tij politike por edhe fizike në Kosovë dot merrte fund përgjithmonë. Lufta dikur bëhej për para dhe për pushtet kurse sot për mbijetesë të veten dhe të dyja këto beteja e kanë shndërruar Hashim Thaçin sot në një politikan të krisur të pa kontrolluar në një hileqar të madh që për ta shpëtuar veten e vet, e që ligësia e tij nuk njeh kufi”, shprehet Miftari.

Kjo është një arsye që sipas Miftarit, Qeveria e re duhet ta ndalojë Thaçin për ta përfaqësuar Kosovën në diplomaci dhe bisedimet me Serbinë.

“Prandaj qeveria LVV- LDK duhet urgjent me zhvesh, me ja ndalu mundësinë e bisedave mes Thaçit dhe Serbisë pasi presidenti i jonë ka qe disa vite që ka komunikime sekrete direkt të vetat dhe përmes Baton Haxhiut e Edi Ramës me shtetin serb, kanë takime sekrete dhe marrëveshje sekrete të dëmshme për vendin tonë, prandaj Kosova duhet me çdo kusht ta ndaloj presidentin që të mos këtë mundësi politike as ekzekutive që të bëhet faktor në këto bisedime”, përfundon Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)