Aksioni i Ganimete Musliut – e vendos simbolin e UÇK’së në ballë të Kuvendit

  • 17 February 2020 - 11:18
Aksioni i Ganimete Musliut – e vendos simbolin e UÇK’së në ballë të Kuvendit

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu ka varur flamurin me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në murin e sallës ku mbahen seancat në Kuvend.

Deputetja e PDK’së, pak para nisjes së seancës solemne të Kuvendit për 12-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Musliu, që e feston përvjetorin e parë si deputete e opozitës, ka vënë në ballë të Kuvendit një flamur të UCK’së.

Ndërkaq ditë më parë,  PDK’ja kishte vënë edhe fotografinë e madhe të Presidentit Hashim Thaçi prapa karriges së kryeparlamnetares Vjosa Osmani.

Image

(Kosova Sot Online)