Thaçi: Është koha që FSK të pajiset me armatim modern

  • 17 February 2020 - 17:26
Thaçi: Është koha që FSK të pajiset me armatim modern

Presidenti Hashim Thaçi ka parakaluar si komandant suprem i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Ai më pas ka mbajtur fjalim para ushtarëve. Presidenti i vendit thotë se tash FSK’ja është në etapën e rritjes e konsolidimit dhe se do të pajiset me armatim modern.

Në 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Thaci u ka folur ushtarëve për prioritetet e shtetit.

 “Për të ardhur deri në këtë ditë, që Kosova tqë ketë ushtrinë e vet, është dashur shumë mund, vullnet, unitet i brendshëm dhe partneritet me ndërkombëtarët, para së gjithash dhe mbi të gjitha me SHBA’në”, ka thënë Thaci.

Presidenti thotë se ushtria e Kosovës ka pëbërje etnike e gjinore, ashtu sic e kërkon Kushtetuta.

 “Përbërja e saj etnike dhe gjinore tregon zbatimin e standardeve kushtetuese dhe ligjore”.

Thacit thotë se pas nisjes së transformimit të FSK’së përmes ndryshimeve ligjore një vit më parë, ushtria tash do të forcohet.

 “Tashmë në etapën e dytë, ushtria e Kosovës synon objektiva të reja drejt konsolidimit dhe forcimit të mëtutjeshme. Kuadro drejtuese, rritjen e Rekrutëve të rinjë, trajnimi dhe forcimi logjistik pajisje më moderne të mundshme”, është shprehur Thaci.

Ai tutje ka thënë se Kosova do të kujdeset për stabilitetin rajonal, e se në të ardhmen e afërt do të jetë pjesë e Aleancës Veriatlantike.

“Kosova do të jetë prodhues i paqes, faktor i stabilitetit të rajon, bashkëpunëtor i NATO’s dhe në të ardhmen e afërt do të bëhemi pjesë e NATO’s”, ka thënë ai.

Thaci thotë se bartja e uniformës është privilegj, e ushtarëve u ka treguar edhe njëherë se cfarë ndjesie ka pasur nën uniformën e UCK’së.

“Më shumë se 20-vjet më parë edhe unë isha në uniformë. Bartja e saj ka qenë nderi im më i madh në jetën time. Unë çdo ditë jam krenar me ju, ndonëse misioni juaj është tjetër, por kurrë mos harroni se ju jeni pasardhësit e Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Luan Haradinajt. Ju jeni nderi dhe krenaria jonë e përbashkët”, ka thënë Thaci. 

(Kosova Sot Online)