I zbulon eksperti i ekonomisë: Ja skandalet për të cilat duhet të burgoset Rexhep Hoti

  • 18 February 2020 - 07:40
I zbulon eksperti i ekonomisë: Ja skandalet për të cilat duhet të burgoset Rexhep Hoti

“Prandaj me këto skandale që i ka parë dhe i ka bërë edhe vetë Rexhep Hoti unë thjeshtë mundë të them se ai e ka vendin në burg e jo në liri. Jo vetëm kaq, atij mendoj që duhet ti hetohet e gjithë pasuria që e ka krijuar dhe ti sekuestrohet ajo që nuk mundë të arsyetohet nga të ardhurat dhe kursimet e tij të rregullta gjatë marrëdhënies së punës, gjatë mandatit të tij”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

Eksperti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci ka reaguar lidhur me vendimin e parë të Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti, lidhur me shfuqizimin e vendimeve dhe emërimeve të qeverisë së Ramush Haradinajt, qoftë atij për rritjen e pagave për 100% për kryeministrin dhe kabinetin qeveritar, qoftë edhe për shkarkimin e të ashtuquajturve koordinator nacionalë, pozita këto të shpikura për emërimin e militantëve partiakë.

Grapci thotë se sidomos tek vendimi i dytë për shkarkimin e koordinatorëve, Qeveria dhe kryeministri nuk duhet të ndalen vetëm me aq, por të kërkojnë hetim nga prokurori për shpenzimet e mëdha të buxhetit të shtetit.

Image
Dardan Grapci

“Ddhe për të njëjtin abuzim të ndiqen penalisht të ndëshkohen, sepse shifrat që janë zbuluar lidhur me shpenzimet nga Rexhep Hoti janë më shumë se alarmante, është një abuzim tepër skandaloz e kriminal me buxhetin e shtetit. Disa njerëz qe janë bërë pjesë e qeverisë Haradinaj në pozita të ndryshme pa qenë fare asnjëri nga ata të kualifikuar. Ata janë vendosur nëpër pozita të ndryshme edhe pa pasur fare nevojë për ato dikastere, që vetëm janë shpikur dhe kanë shpenzuar qindra mijëra euro buxhet të shtetit për përfitime personale. Sidomos dallohet këtu figura e Rexhep Hotit i cili si koordinator për Kulturë, Arsim, Rini dhe Sport, sipas mendimit asgjë nuk ka bërë konkrete për tu vlerësuar dhe për tu arsyetuar qoftë para që e ka marr qoftë shpenzimet tjera kinse për projekte në interes të zhvillimit dhe avancimit të procesit edukativo arsimor. Ai ka marr kot së koti pagën mujore që arrinte në 1270 euro, por nuk është mjaftuar vetëm me të, ka barë një mal abuzimesh të tjera”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

Madje Grapci pretendon se ka edhe shembuj konkret të keqpërdorimeve të Rexhep Hotit.

“Ja disa shembuj për të cilët duhet të përgjigjet edhe koordinatori Rexhep Hoti: Në Pejë tek Palestra Sporteve Karagaç, prapa objektit është prishur fusha e tenisit, dhe koordinatori, as ministria për kulturë, arsim, rini dhe sport e as komuna e Pejës nuk kanë bërë asgjë që nga viti 2014 kur edhe e kanë prishur atë fushë. Shembulli i dyte është se sporti në Kosovë, në përgjithësi është e politizuar dhe ky farë koordinatori nuk ka bërë asgjë për ti shërbyer ndryshimit në këtë fushë, nëse veç është emëruar si i tillë, kinse për ndihmesë. Prandaj me këto skandale që i ka parë dhe i ka bërë edhe vetë Rexhep Hoti unë thjeshtë mundë të them se ai e ka vendin në burg e jo në liri. Jo vetëm kaq, atij mendoj që duhet ti hetohet e gjithë pasuria që e ka krijuar dhe ti sekuestrohet ajo që nuk mundë të arsyetohet nga të ardhurat dhe kursimet e tij të rregullta gjatë marrëdhënies së punës, gjatë mandatit të tij”, shprehet njohësi i fushës së ekonomisë, eksperti Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)