Lutfi Haziri pas tragjedisë në Gjilan: Kam propozuar një ditë zie

  • 18 shkurt 2020 - 16:58
Lutfi Haziri pas tragjedisë në Gjilan: Kam propozuar një ditë zie

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se shuarja e familjes Bllaca është lajm tronditës.

Ai ka njoftuar se në këtë qytet do të ketë një ditë zie në nderim të kësaj familje në ditën e varrimit të tyre, e cila ende nuk është caktuar.

“Familje e ndershme, sigurisht që Prokuroria kanë me zbardh problemin që kanë shkaktuar këtë tragjedi. Nuk ka të bëjë me gjendjen sociale”, është shprehur Haziri.

Ai thotë se bëhet fjalë për një familje të ndershme.

“Tragjedia është në hetime dhe zbardhja e rastit nga ana organeve të shtetit. Transmetojeni ngjarjen ashtu siç  policia e zbardh. Është shuar një familje, familje e ndershme e  respektuar. Problemet që ka pasë ka shkaktuar këtë tragjedi që mund të kalohet me solidaritet. Familje e ndershme dhe njerëz të respektuar në komunitet. Kam takuar me institucionet e shtetit, jemi dakorduar për veprimet tona. Komuna do të jetë pranë familjes së mbetur – axhës. Kam propozuar një ditë zije në ndër të familjes Bllaca”, ka theksuar ai.

(Kosova Sot Online)