Aksident tragjik në SHBA, gjen vdekjen shqiptari i fiksuar pas motorrave

  • 19 February 2020 - 10:23
Aksident tragjik në SHBA, gjen vdekjen shqiptari i fiksuar pas motorrave

Nuri Kaloshi, një shqiptar që jetonte në Amerikë ka ndërruar jetë pas një aksidenti të frikshëm që ka pësuar me motor. Ai është aksidentuar me kamionin e mbeturinave, teksa gjykata ka vendosur që shoferi i makinës nuk ka pasur asnjë faj.

Lajmin e hidhur e ka dhënë djali i tij më anë të një postimi në “Facebook” si dhe mediat e huaja.

Kaloshi, emigrant prej vitesh ishte i apasionuar pas motorrave dhe shpejtësinë. Ai shpesh në rrugë pa shumë trafik bënte xhiro, por e fundit ka qenë fatale për të.

(Kosova Sot Online)