Albin Kurti falënderon kryeministrin e Xhamajkës për njohje

  • 20 February 2020 - 23:10
Albin Kurti falënderon kryeministrin e Xhamajkës për njohje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njohjen nga Xhamajka e ka konsideruar si lajm shumë të rëndësishëm.

“Një vend i rëndësishëm i Karaibeve dhe një pjesë e rëndësishme e Kombeve të Komonuelthit njohën zyrtarisht Republikën e Kosova”, ka shkruar Kurti në Tuitter.

“Një fillim i mbarë i vitit 2020 për diplomacinë e Kosovës dhe qeverinë e re”.

“Dua të falënderoj njerëzit dhe qeverinë e Xhamajkës si dhe kryeministrin, Andrew Holness. Mezi pres që të bashkëpunojmë dhe t’i tregojmë mirënjohjen e Kosovës në çdo mundësi të ardhshme”.


(Kosova Sot Online)