Gjermania shton masat e sigurisë pas sulmeve në Hanau

  • 21 shkurt 2020 - 14:39
Gjermania shton masat e sigurisë pas sulmeve në Hanau

Gjermania do të vendosë forca shtesë policore për të mbrojtur xhamitë, stacionet hekurudhore, aeroportet dhe vendet e tjera të ndjeshme, për shkak të një kërcënimi “shumë të lartë” të elementeve të së djathtës, njoftuan zyrtarët.

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, tha se ai kishte rënë dakord me udhëheqësit rajonalë, për masat e reja të sigurisë.

“Kërcënimi i sigurisë nga ekstremizmi i krahut të djathtë, antisemitizmi dhe racizmi është shumë i lartë”, tha ministri Seehofer.

Të mërkurën, një ekstremist i dyshuar i krahut të djathtë vrau nëntë vetë në dy bare në qytetin e Hanaut.

I dyshuari më pas u gjet i vdekur në një apartament. Hetuesit janë duke e trajtuar sulmin si akt terrorizmi.

Prokurorët thanë se sulmuesi i dyshuar, tani i vdekur, ishte “thellësisht racist”.

(Kosova Sot Online)