Ish agjenti i SHIK-ut zbulon detajet shokuese: Kështu u hartua plani i ndarjes, ja si filloi gjithçka...

  • 21 February 2020 - 16:32
Ish agjenti i SHIK-ut zbulon detajet shokuese: Kështu u hartua plani i ndarjes, ja si filloi gjithçka...

“Nga frika e hapjes të dosjeve sekrete të UDB-së, por edhe të DGSE lindi ideja e Hashim Thaçit, Batoni Haxhiu ishte vetëm korrier, dhe e disa aktorëve tjerë për bisedat të famshme kinse "teknike" me Serbin por që nga fillimi i këtyre bisedimeve është fsheh plani real që ishte ndarja e veriut, por tani ishte plani për me u nda Kosova 70%.. me 30, pastaj Thaçi dhe Vuçiçi dhe Haxhiu të koordinuar së bashku e fusin në lojë edhe Edi Ramen gjatë një vizite që Rama kishte bërë në Nish. Pastaj Thaçi ndarjen e Kosovës e paralajmëroj si biseda të dhimbshme ku pjesën e veriut të Kosovës, pjesën më vitale të shtetit tonë Thaçi e cilësonte si dhuratë të Rankoviçit”, thotë ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ish agjent i SHIK-ut, Naim Miftari njëherit edhe ish ushtar i UCK-së, i ka vlerësuar si shumë serioze dhe të vërteta, por edhe shqetësuese deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se Serbia e ka humbur rastin për të arritur kompromis me Kosovës, kompromis ky që sipas Vuçiqit, parashihte që Serbia të merrte pjesën e Veriut të Kosovës dhe Anamoravën.

“Amerikanë kanë kundërshtuar më zëshëm sesa Evropianët gjatë gjithë kohës. Është e pamundur që shqiptarët ta bëjnë një gjë të tillë pa mbështetjen e dikujt. Sigurisht, shqiptarët kanë pasur mbështetjen e shumicës së fuqive evropiane, për ta larguar Serbinë nga dialogu, në mënyrë që Serbia të mos arrijë të kërkojë as Veriun e Kosovës, Anamoravën, apo ndonjë gjë tjetër. Pra për të quar poshtë ndonjë plan nga i cili Serbia do të merrte diçka”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

E ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë për “Kosova Sot Online”, se Vuçiq vetëm e ka zbuluar një të vërtetë.

Image
Naim Miftari

“Një të vërtetë për të cilën kaherë ishim të informuar, dhe për të cilën fatkeqësisht, kaherë ishte angazhuar edhe kreu i shtetit të Kosovës Hashim Thaçi, duke e pasur në mbështetje edhe shërbimin inteligjent Francez, madje gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe”, thotë Miftari.

Më tej, Miftari ka shpalosur edhe plane të padëgjuara më parë, siç thotë ai për ndarjen e Kosovës.

“Plani për ndarjen e Kosovës ishte bërë gjatë kohës të bombardimit nga NATO-ja 1999 ishte plan i shërbimit sekret Francez ku rolin kryesor e luante oficeri për Ballkan Denjaer Arnaud i cili pos që është dhëndër serb kishte punuar në Sarajevë disa vite gjatë luftës por është njeriu që e rekrutoj Hashim Thaçin si spiun të DGSE-së, shërbimi sekret Francez, pra plani për ta ndarë Kosovën 60% 40 është plan Francez dhe Serb, ky plan ju kishte paraqitur edhe Sllobodan Millosheviçit në Beograd në muajin Maj të vitit 1999 por ishte refuzuar. Për këto pohime kemi fakte të pa mohueshme. Edhe pastaj marrëveshja e NATO-dhe Serbisë në Kumanovë ishte me hile kur KFOR-i Francez u vendos në Veriun e Kosovës, prandaj këtu bëhet pyetja pse bash Francezët, por pas luftës u pa menjëherë se Francezët nuk ishin ardhur në veri për të vendosur rend dhe ligj, por ishin ardhur që të jua ruanin atë zonë shtetit Serb dhe kriminelëve Serb të luftës që u vendosen aty pas luftës, duke i përzënë shqiptarët nga pronat e tyre, nga veriu, sikur që e bënë pastrimin etnik me 2 dhe 3 shkurt të vitit 2000 para hundëve të NATO-s, normal me ndihmën e Francezëve por edhe të spiunit të tyre Hashim Thaçit”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”. 

Pastaj sipas Miftarit, ky plan i ndarjes kishte pushuar afër 10 vite, por veriun e kontrollonin bandat e Beogradit në bashkëpunim dhe ndihmën e shërbimit sekret francez DGSE.

Po ky plan, sipas Miftarit u aktivizua së fundi në bisedimet finale për arritjen e marrëveshjes për pajtim mes të dy vendeve.

“Nga frika e hapjes të dosjeve sekrete të UDB por edhe të DGSE lindi ideja e Hashim Thaçit, Batoni Haxhiu ishte vetëm korrier, dhe e disa aktorëve tjerë për bisedat të famshme kinse "teknike" me Serbin por që nga fillimi i këtyre bisedimeve është fsheh plani real që ishte ndarja e veriut, por tani ishte plani për me u nda Kosova 70%..me 30, pastaj Thaçi dhe Vuçiçi dhe Haxhiu të koordinuar së bashku e fusin në lojë edhe Edi Ramen gjatë një vizite që Rama kishte bërë në Nish. Pastaj Thaçi ndarjen e Kosovës e paralajmëroj si biseda të dhimbshme ku pjesën e veriut të Kosovës, pjesën më vitale të shtetit tonë Thaçi e cilësonte si dhuratë të Rankoviçit”, thotë ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Miftari thotë se për të kamufluar dhe mbuluar mjeshtërisht këtë plan nga qëllimi i vërtetë, Hashim Thaçi filloi ta trumbetojë atë si ndërrim territoresh.

“I dimë përrallat pastaj që jua solli Thaçi shqiptarëve të Luginës duke i futur në pazare të tij edhe pse dihej se kjo është gënjeshtër për ta mbuluar ndarjen e Kosovës. Sa i përket lotëve të Krokodilit që po thotë sot Aleksandër Vuçiçi nuk janë befasi fare sepse ndarjen e kanë stopuar Gjermania dhe Britania pas ikjes nga detyra në Ëashington të Xhon Boltonit edhe Amerika e cila ishte shumë e pa definuar dhe konfuze në mendimin e tyre. Ndarjen e penguan edhe kryeministri në atë kohë Ramush Haradinaj që vendosi taksën, i vetmi vendim me vend gjatë qeverisë të tij dy vjeçare, dhe Kosova u ruajt nga copëtimi edhe nga kundërshtimi i opozitës së fort LVV-LDK”, shton Miftari për Kosova Sot Online”.

Edhe pse Serbia ankohet se ky plan është i dështuar, ish agjenti i SHIK-ut shprehet se rreziku është serioz dhe nuk është aspak përjashtues, derisa Hashim Thaçi të mbetet pikë reference për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

“Rreziqe ka akoma, sidomos rreziku vjen nga Thaçi dhe Rama prandaj sot Qeveria e re duhet të jetë shumë e kujdesshme, por edhe të vendosur që çdo tentim Serb apo të Thaçit dhe Rames ta ndalojnë me kohë para se të shkaktojnë dëme akoma më të mëdha se deri sot. Për dallim nga qeveria Haradinaj ku ishin katër kryeministra, tani qeveria e Kosovës është më e fortë dhe nuk varet nga lista e Beogradit Srpska dhe besoj që LVV dhe LDK nuk do ti bëjnë hapat e gabuar me interes të Serbisë, por do të arrijnë me sukses për ti neutralizuar pretendimet e Serbisë dhe njerëzve të tyre për ndarjen dhe destabilizimin e Kosovës”, përfundon ish agjenti Naim Miftari për “Kosova Sot Online” .

(Kosova Sot Online)