Zyrtare: Kjo do të jetë detyra e Ismet Beqirit në Qeverinë Kurti
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Ismet Beqiri, ka konfirmuar se është emëruar Zëvendësminister i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Ai në një postim në Facebook, është zotuar se do të punojë me përkushtim dhe përgjegjësi për këto dy detyra partiake dhe qeveritare.
Postimi i Beqirit:
Miq të dashur,
Anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dua të ju informoj se kohë më parë, pas detyrës sime për 10 vite si Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së, i shtëpisë së madhe të Ibrahim Rugovës, jam zgjedhur Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Poashtu pas 12 viteve Deputet i Kuvendit të Kosovës (4 mandate) me propozimin e LDK-së jam emëruar Zëvendësminister i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Republikës së Kosovës .
Kultura, rinia dhe sporti janë identiteti i ynë.
Artistët, të rinjtë dhe sportistët janë krenaria jonë, ambasadorët e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.
Nder i veqant dhe përgjegjësi të jem në shërbim të tyre.
Besimin e dhënë për këto dy detyra partiake dhe qeveritare, do ti përkthej si çdo herë me punë, përgjegjësi dhe përkushtim.
I juaji Ismet Beqiri
(Kosova Sot Online)