Ekskursioni i shkollës kthehet në tragjedi, 6 nxënës mbyten në lumë dhe...

  • 21 February 2020 - 19:07
Ekskursioni i shkollës kthehet në tragjedi, 6 nxënës mbyten në lumë dhe...

Të paktën 6 nxënës humbën jetën në Indonezi ditën e sotme (21 shkurt) dhe 5 të tjerë rezultojnë të humbur pasi ata u rrëzuan në një lumë gjatë një ekskursioni shkolle.

Rreth 250 nxënë po ecnin pranë shtratit të lumit Seebor, ku për shkak të kushteve atmosferike, valë të mëdha uji i përpin ata. 

Sipas raportimeve të autoriteteve, 6 fëmijë mbetën të vrarë, 6 të plagosur dhe 5 persona të tjerë rezultojnë të humbur.

Zëdhënësi i autoritetit të emergjencave civile deklaroi se gjatë kohës që fëmijët po zhvillonin ekskursionin nuk binte shi.

(Kosova Sot Online)