Koreja e Jugut në alarm, koronavirusi po përhapet me shpejtësi

  • 21 shkurt 2020 - 19:20
Koreja e Jugut në alarm, koronavirusi po përhapet me shpejtësi

Koreja e Jugut është në alarm ditët e fundit për shkak të përhapjes me shpejtësi të koronavirusit.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se qyteti Daegu me 2.5 milion banorë në Korenë e Jugut prej ditës së djeshme, gjithnjë e më shumë po ngjan me qytetin ku lindi vdekja, Wuhan në Kinë.

Rrugët kanë filluar të boshatisen teksa edhe mjaftë njësi shërbimi kanë reduktuar oraret dhe të tjerë janë mbyllur pas lajmit të lëshuar nga autoritetet se një superpërhapëse e koronavirusit ka infektuar shumë besimtarë në kishën e qytetit. 

Sipas autoritetve vendase deri më tani janë identifikuar 48 raste të tjera të koronavirusit, duke e rritur totalin në 204. Ndërkohë qendra e Koresë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Kcdc) ka siguruar se situata është “e menaxhueshme”, përkundër faktit se infektimet janë katërfishuar në vetëm tre ditë.

(Kosova Sot Online)