Pasi u bë zëvendësministër, LDK ia jep edhe një pozitë të rëndësishme Ismet Beqirit

  • 21 shkurt 2020 - 19:58
Pasi u bë zëvendësministër, LDK ia jep edhe një pozitë të rëndësishme Ismet Beqirit

Pas marrjes së detyrës së zëvendësministrit të Kulturës, Ismet Beqiri një pozitë të rëndësishme e ka marrë edhe në parti.

Me anë të një postimi në Facebook, Beqiri ka bërë të ditur se është zgjedhur nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se besimin e dhënë nga partia e tij, do ta përkthej me punë.

Beqiri në të kaluarën kishte shërbyer edhe në pozitën e ministrit të Kulturës.

Shkrimi i plotë i Beqirit në Facebook:

Miq të dashur,

Anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dua të ju informoj se kohë më parë, pas detyrës sime për 10 vite si Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së, i shtëpisë së madhe të Presidentit Ibrahim Rugova, jam zgjedhur Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Poashtu pas 12 viteve Deputet i Kuvendit të Kosovës (4 mandate) me propozimin e LDK-së, sot zyrtarisht jam emëruar Zëvendësminister i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Kultura, rinia dhe sporti janë identiteti i ynë.

Artistët, të rinjtë dhe sportistët janë krenaria jonë, ambasadorët e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Nder i veqant dhe përgjegjësi të jem në shërbim të tyre.

Besimin e dhënë për këto dy detyra partiake dhe qeveritare , do ti përkthej si çdo herë me punë, përgjegjësi dhe përkushtim.

I juaji Ismet Beqiri

(Kosova Sot Online)