Me shpejtësi deri në 166 km/h. Policia shton kontrollet, heqje patentash dhe gjoba!

  • 22 shkurt 2020 - 09:24
Me shpejtësi deri në 166 km/h. Policia shton kontrollet, heqje patentash dhe gjoba!

Policia Rrugore ne vijim te kontrollit me radar e drager i shtrire ne te gjitha rrugët urbane dhe interurbane te kryeqytetit ka ndeshkuar mbreme me heqje patente 15 drejtues mjetesh, nderkohe qe shume te tjere jane ndeshkuar me gjobe. 

“Gjatë monitorimit me radar të rrugës interurbane Tiranë -Durrës -Tiranë, përgjatë orëve të vona të mbrëmjes së datës 21 shkurt dhe deri në orën 01.15 të ditës së sotme, u konstatuan 15 drejtues mjetesh me shpejtësi deri në 166 km/h, të cilëve ju tërhoq patenta për të dalë në OASH, si dhe 14 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë administrative për shpejtësi dhe manovra të rrezikshme në rrugë”- ben me dije policia.

Sipas saj, kontrollet do vijojnë edhe në rrugët e brendshme të qytetit duke përdorur alkool testuesit, me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

“Drejtues mjetesh dhe motomjetesh, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, për të shijuar fundjavën dhe për të arritur të sigurt në destinacion. Mos e trajtoni rrugën si pistë ë ndërsa mjetin si ë, duke u ekspozuar ndjeshëm ndaj rrezikut ë, për tu përfshirë në aksident rrugor, ku për shkak të shpejtësisë, nivelit të alkoolit në frymëmarrje dhe mënyrës agresive në drejtim, mund të jetë edhe udhëtimi i fundit për ju. Mbrojeni jetën, duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor”-apelon policia.

(Kosova Sot Online)