Vdes mjeku shqiptar me famë botërore, që ndihmonte falas pacientët kosovarë

  • 22 shkurt 2020 - 13:51
Vdes mjeku shqiptar me famë botërore, që ndihmonte falas pacientët kosovarë

Vdes Prof.Dr. Safet Beqiri, i cili në gjithë jetën e tij iu ka shërbyer qytetarëve e pacientëve me përkushtim të lartë e me dashuri të madhe njerëzore.

I ndjeri për një kohë të gjatë ushtronte profesionin e tij në Gjermani, konkretisht në Shërbimin e Kirurgjisë Torakale.

Beqiri konsiderohej si një doktor me famë botërore. Shpesh herë vizitonte  Kosovën dhe Shqipërinë për të kryer operacione falas, me dëshirën më të madhe.

Këtë e kanë bërë të ditur familja e Prof. Dr. Safet Beqirit.

Ky është njoftimi i familjes:

“Të dashur familjarë, miq e dashamirë, të pikëlluar thellë Ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, Prof. Dr. Safet Beqiri. Pushoftë i qetë shpirti i Tij në Paqen e Paskajshme! Për ditën e varrimit Ju njoftojmë ndërkohë.Të pikëlluar, Familja Beqiri!”

(Kosova Sot Online)