Ndizet alarmi për Policinë e Kosovës: Ja gjendja e rëndë brenda saj

  • 22 February 2020 - 17:58
Ndizet alarmi për Policinë e Kosovës: Ja gjendja e rëndë brenda saj

 “Nëse me të vërtetë Drejtori Çalaj flet saktësisht për 100 raste të policëve  mentalisht të sëmurë, kjo është tepër alarmante dhe kjo shoqëri duhet shume shpejtë të ndërmerr masa ndaj tyre dhe të njëjtit ti suspendoj menjëherë nga puna, ti largoj nga shërbimi policore, dhe këta persona kurrsesi të mos kenë qasje në armatimin e policisë. Duhet të ndërmerren masa ndëshkuese edhe ndaj eprorëve të nivelit sipas hierarkisë, nëse kanë pasur të dhëna se në mesin e policisë ka polic të sëmur mentalisht e nuk i kanë ndërmarr masat e suspendimit apo edhe të përjashtimit nga policia”, thotë Tërnava për “Kosova Sot Online”.

 

Ekspertët e fushës së sigurisë kanë reaguar pas rastit të fundit tragjik në qytetin e Gjilanit, ku një zyrtare e policisë së Kosovës, sipas policisë, me probleme shëndetësore psikike ka shkaktuar një tragjedi familjare, duke vrarë katër anëtar të familjes së saj dhe veten.

Image
Hajrullah Tërnava

Sipas ekspertit të sigurisë, Hajrullah Tërnava, rasti i Gjilanit e zbardhi më në fund edhe të vërtetën se sa e rëndë është gjendja në Policinë e Kosovës.

“Janë pranuar kandidatët me lidhje politike e familjare, madje edhe duke mos i plotësuar as për së afërmi kushtet shëndetësore që kërkohen për një profesion të tillë të sigurisë dhe rrezikshmërisë së lartë, për çka duhet reaguar urgjentisht për ta vendosur gjendjen në normalitet dhe në baza ligjore profesionale, por paraprakisht dikush duhet të jep përgjegjësi për këtë dhe raste të tjera të ngjashme. Situata në Policinë e Kosovës tani po shihet më së miri mbas këtij rasti të ndodhur në Gjilan, ku policja Valdete Bllaca i vret familjaret e saj babain, nënën dhe dy vëllezërit e saj, e ne fund vret edhe veten. Gjendja në policinë e Kosovës tani vërtetë del të jetë tepër alarmante ngase atë po e thotë edhe Drejtori i Policisë. Ai deklaron se ka edhe rreth 100 polic në gjendje të ngjashme shëndetësore sikur që ishte policja në fjalë që e ka krye këtë vepër makabër”, thotë eksperti Tërnava për  “Kosova Sot Online”.

Tërnava shprehet se deklarata e Drejtorit të Policisë, Rashit Çalaj, e zbardh krejt procesin kriminal dhe jo profesional të komisionit, i cili e ka bërë verifikimin e aftësive shëndetësore të kandidatëve, prandaj këtu duhet një hetim dhe verifikim i plotë i gjendjes për të adresuar edhe përgjegjësitë konkrete. 

“Nëse kjo deklaratë e Drejtorit Çalaj përputhet me realitetin, shtrohet pyetja se si janë pranuar këta polic në këtë shërbim, a kanë pasur fare kontrolla mjekësore sikur është parapa me konkurs, apo tani krijohet edhe dyshimi për mjekët se kush janë ata mjek, a mos edhe ata i kanë diplomat e tyre falco apo a mos janë korruptuar kur i kanë dhënë nënshkrimet e tyre për tu pranuar në punë këta polic në fazën e testimit dhe verifikimit të aftësive të tyre shëndetësore”, shton Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Sipas  tij, ata 100 policë që janë duke u trajtuar me probleme shëndetësore, të ngjashme sikurse e ndjera Valdete Bllaca, atyre kurrsesi nuk duhet lejuar vazhdimi i punës në polici. 

“Nëse me të vërtetë Drejtori Çalaj flet saktësisht për 100 raste të policëve mentalisht të sëmurë, kjo është tepër alarmante dhe kjo shoqëri duhet shume shpejtë të ndërmerr masa ndaj tyre dhe të njëjtit ti suspendoj menjëherë nga puna, ti largoj nga shërbimi policore, dhe këta persona kurrsesi të mos kenë qasje në armatimin e policisë. Duhet të ndërmerren masa ndëshkuese edhe ndaj eprorëve të nivelit sipas hierarkisë, nëse kanë pasur të dhëna se në mesin e policisë ka polic të sëmur mentalisht e nuk i kanë ndërmarr masat e suspendimit apo edhe të përjashtimit nga policia. Nëse del i saktë konstatimi se rreth 100 polic qenkan mentalisht të sëmur, duhet sa me parë të fillojnë hetimet rreth mënyrës së pranimit të këtyre policëve në këtë shërbim dhe të konstatohet se kush ka intervenuar për tu pranuar ata, apo kush ka marr mito, kush është korruptuar, qofshin ata epror, politikan apo edhe vetë mjekët”, deklaron njohësi i fushës së sigurisë, Hajrullah Tërnava për “Kosova Sot Online”

Për fund, Tërnava thotë se duhet të shikohet sa më shpejtë që të rregullohet me ligj edhe pensionimi i parakohshëm i zyrtarëve të policisë. 

“Duhet të angazhohet edhe Drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Çalaj që ti ndërgjegjëson deputetët dhe të përfitoj për të mirën e policisë, sepse ka edhe polic të tjerë që ballafaqohen me sëmundje të ndryshme, dhe të njëjtit nuk e kanë as sigurimin shëndetësor apo stazhin e benificuar që të munden të pensionohen më herët. Kjo kërkesë e ka arsyen e saj dhe shoqëria e jonë duhet të jetë vigjilente dhe ta kuptojnë ndjeshmërinë e këtij shërbimi, dhe parlamentaret duhen ta miraton ligjin i cili e parasheh edhe pensionimin e mëhershëm për profesionet me rrezikshmëri të lartë, sikur është rasti i policisë, dhe gjithashtu duhet që të rregullohet njëherë e përgjithmonë çështja e sigurimeve shëndetësore”, përfundon Tërnava për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)