Konjufca shpreh ngushëllime popullit turk për viktimat e tërmetit

  • 24 shkurt 2020 - 11:08
Konjufca shpreh ngushëllime popullit turk për viktimat e tërmetit

Konjufca shpreh ngushëllime popullit turk për viktimat e tërmetit

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës Glauk Konjufca i ka shprehur ngushëllime homologut të tij nga Turqia, Mevlüt Çavuëoëlu, dhe popullit turk, për vdekjen e nëntë personave dhe lëndimin e më shumë se shtatëdhjetë të tjerëve, pas tërmetit me magnitudë pre 5.7 shkallësh të Rihterit, i cili goditi juglindjen e këtij vendi.

Përmes një komunikate për media u tha se po ndjekin me shqetësim lajmet për pasojat e tërmetit në Turqi.

“Në emër timin si Minister i Punëve të Jashtme dhe i Diasporës së Republikës së Kosovës, dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për viktimat e tërmetit në Turqi. Të gjithë qytetarët e Kosovës bashkëndjejmë dhimbjen dhe solidarizohemi me qytetarët e Turqisë në këto momente të vështira. Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre”.

Konjufca gjithashtu ka thënë se institucionet e Republikës së Kosovës, në rast nevoje, janë të gatshme që të ofrojnë ndihmën e tyre operative për t’i dalë në ndihmë qeverisë turke,qëtë kalojnë këtë situatë të rëndë të krijuar nga termeti shkatërrues.

(Kosova Sot Online)