Djali nga Prishtina e rreh nënën, e bën për spital

  • 24 February 2020 - 11:35
Djali nga Prishtina e rreh nënën, e bën për spital

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njejti e ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull/K, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij të cilës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)