Albin Kurtit i vjen thirrja e radhës: Ja pse duhet të hiqet taksa ndaj Serbisë

  • 24 February 2020 - 16:11
Albin Kurtit i vjen thirrja e radhës: Ja pse duhet të hiqet taksa ndaj Serbisë

“Sepse ajo e ka arritur efektin e vetë nga momentumi i parë i vendosjes, dhe tani duhet të gjendëm mënyrat e lehtësimit të qarkullimit të dyanshëm por edhe ti hapet rrugë procesit të dialogut për të ardhur deri te marrëveshja finale”, thotë Albinot Maloku për “Kosova Sot Online”

 

Derisa presionet për largimin e taksës nga ndërkombëtarët po rriten, Qeveria Kurti ka krijuar ekipin që do të merret me heqjen e taksës, mirëpo akoma nuk ka një qartësim kohor se kur mund të ndodhe heqja e taksës ndaj prodhimeve serbe, taksë kjo e vendosur nga ish kryeministri, Ramush Haradinaj.

Pavarësisht kërkesës së ndërkombëtarëve për largimin e taksës pa reciprocitet, Kurti nuk po heq dorë nga kjo e fundit, pra nga një lloj reciprociteti.

Image
Albinot Maloku

E lidhur me këtë situatë të krijuar nën presionin e fuqishëm ndërkombëtar ndaj Qeverisë Kurti, për “Kosova Sot Online” flet analisti politik, Albinot Maloku. 

Sipas Malokut, presioni ndërkombëtar për heqjen e taksës pa reciprocitet, vie në mungesë të unitetit të faktorit politik të Kosovës, ndryshe taksa është diçka e konsumuar në kohë dhe duhet të hiqet.

“Sepse ajo e ka arritur efektin e vetë nga momentumi i parë i vendosjes, dhe tani duhet të gjendëm mënyrat e lehtësimit të qarkullimit të dyanshëm por edhe ti hapet rrugë procesit të dialogut për të ardhur deri te marrëveshja finale. Së pari duhet kujtuar se tarifa e vendosur nga Qeveria Haradinaj ishte si pasoj e veprimeve agresive të Serbisë ndaj Kosovës në vazhdimësi e të pandalshme! Tarifa ishte vendimi më i mirë i Qeverisë Haradinaj. Presionet nuk do të mund të kishin efekt siç patën, sikur ish-partnerët Qeverisës, pra PDK-AAK e Nisma të vazhdonin të ishin njëzëri! PDK-ja ishte ajo që ndryshojë duke u larguar nga mendimi se tarifa ishte e drejt kurse ish-Kryeministri Haradinaj vazhdoj me të njëjtin qëndrim. Tarifa e ka përfunduar misionin e saj dhe për pasoj edhe të presioneve duhet të hiqet”, thotë analisti politik, Albinot Maloku për “Kosova sot Online”.

Më tej, ai thekson se një modalitet i reciprocitetit, që është praktikë dhe rregull ndërkombëtar i bashkëpunimit në mes shteteve, duhet të vendoset edhe mes Kosovës e Serbisë, por se duhet qartësuar si kur, ku dhe çka.

“Çështja mes reciprocitetit të Kosovës me Serbinë është kërkesë e kamotshme dhe kjo ishte bërë edhe pjesë e premtimit të Kryeministrit Albin Kurti gjatë fushatës! Vlen të theksohet se nuk ka një sqarim se si do të duhet të funksionoj ky reciprocitet dhe si do të aplikohet. Pra nevojitet sqarim më i madh nga Kryeministri Kurti. Gjithsesi, presionet janë prezentë dhe ato kanë për të vazhduar ndaj Kosovës çdo herë deri sa ka qëndrime të ndryshme edhe brenda taborreve politike në vend! Sikur të gjithë në Kosovë, njëzëri do ta mbronin një qëndrim ndaj Serbisë, jam i mendimit se edhe SHBA-të e edhe BE do të ishin më frenuese ndaj presioneve që në vazhdimësi i kanë pasur ndaj Kosovës. Reciprociteti është krejtësisht me vend por duhet sqaruar se si do të ekzekutohet, pra a do të jetë defanzivë apo diçka tjetër. Kryeministri Kurti duhet të shtyjë përpara ato premtime mbi të cilat i ka marr edhe votat e qytetarëve”, deklaron Maloku për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)