A duhet të lëvizë kryeministri pa sigurim?

  • 24 shkurt 2020 - 22:31
A duhet të lëvizë kryeministri pa sigurim?

Ditën e djeshme vendosi të ecë në këmbë deri në zyrën e tij. Ky gjest i kryeministrit Albin Kurtit u përshëndet nga shumë qytetarë dhe u bë edhe hit i ditës në rrjetet sociale.

Nuk e ka zyrën larg nga banesa. E bërja në këmbë e kësaj rruge nga kryeministri Albin Kurti të dielën ngjalli debat në opinion.

Përkrahësit e pëlqyen veprimin e shefit të qeverisë ndërkaq për kundërshtarët ky ishte populizëm nga Kurti.

‘Si qytetar e përshëndes. Kemi nevojë për lider të tillë”, tha një qytetar për Klan Kosovën.

Mirëpo ekspertët e sigurisë po konsiderojnë se lëvizja e Kryeministrit pa mbrojtje të afërt nuk është zgjedhje e duhur.

“Sigurimi duhet të jetë aty për aty që të mos vjen deri te një kërcënim personal”, tha eksperti i sigurisë, Bashkim Ibishi.

Madje Ibishi thotë se është e preferueshme që kryeministri Kurti mbrojtjen e afërt ta ketë edhe gjatë takimeve jashtë vendit.

Ndërkohë nga kabineti i kryeministrit Kurti nuk dhanë një përgjigje nëse do të vazhdojë që rrugën për në punë ta bëjë pa veturë e pa truprojë.

Këtë çështje nuk e komentuan as në policinë e Kosovës, njësiti i të cilit institucion e siguron shefin e policisë.

Kujtojmë se me të marrë mandatin si kryeministër Kurti pati thënë se nuk i ka me qejf privilegjet e tilla por që i duhet të respektojë rregullat.

(Kosova Sot Online)