Koronavirusi vjen pranë Shqipërisë, konfirmohet rasti i parë në Greqi

  • 26 February 2020 - 12:41
Koronavirusi vjen pranë Shqipërisë, konfirmohet rasti i parë në Greqi

Koronavirusi vjen edhe më pranë Shqipërisë. Greqia ka konfirmuar rastin e parë të virusit të frikshëm.

BBC bën me dije se ministria e Shëndetësisë e Greqisë ka njoftuar zyrtarisht për rastin e parë me koronavirus ne vend.

Raportohet se është infektuar një gruaja 38-vjeçare, e cila kishte udhëtuar nga veriu i Italisë, tha një përfaqësues i ministrisë së shëndetësisë.

Ndërkohë, më herët në Paris u shënua edhe viktima e parë me nënshtetësi franceze. Situata më alarmante paraqitet në Itali, kur raportohet për 12 viktima.

(Kosova Sot Online)