Policia ndjek makinën, u vë prangat tre personave. Dalin detajet, ja çfarë u zbulua

  • 27 shkurt 2020 - 09:24
Policia ndjek makinën, u vë prangat tre personave. Dalin detajet, ja çfarë u zbulua

Tre persona jane vene ne pranga nga policia e Elbasanit, pasi jane kapur me droge ne makine, nderkohe qe nje pjese tjeter lende narkotike u eshte gjetur e fshehur ne nje tjeter vend. 

Policia njofton se ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kodovjat” dhe ka arrestuar shtetasit me inicialet, V. P., 31 vjeç, N. B., 44 vjeç dhe Xh. K., 29 vjeç, lindur në Gramsh.

Nderkohe qe eshte sekuetruar edhe rreth 13 kg lëndë narkotike kanabis dhe automjetet me të cilat udhëtonin.

NJOFTIMI 

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të kuduar “Kodovjat”, në kuadër të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

V. P., 31 vjeç, N. B., 44 vjeç dhe Xh. K., 29 vjeç, lindur në Gramsh.

Arrestimi i tyre u bë pasi në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në automjetitn tip “Opel” kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Në vijim të operacionit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë bërë të mundur gjetjen edhe të sasisë tjetër të lëndës narkotike, të fshehur nga këta persona në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat, ku në total u gjetën dhe u sekuestruan rreth 13 kg lëndë narkotike kanabis dhe dy automjete.

Policia vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(Kosova Sot Online)