Befason moti, fillojnë reshjet e borës në Prishtinë

  • 27 February 2020 - 09:48
Befason moti, fillojnë reshjet e borës në Prishtinë

Ashtu siç kishte paralajmëruar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në vend kanë filluar reshjet e borës.

Brenda pak minutash, kryeqyteti ka nisur të mbulohet nga bora. Po ashtu, temperaturat kanë shënuar rënie, por që ky mot nuk pritet të zgjasë shumë.

Temperaturat ditën e enjte do të shënojnë rënie kryesisht ato maksimalet, ndërsa minimalet priten të vazhdojnë me vlera të ngjashme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-15 gradë Celsius. Kjo rënie e theksuar e temperaturave  pritet të ndodh vetëm ditën e enjte.

“Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi mesatare deri e fortë, kryesisht në veri të Dukagjinit ndërsa pjesët tjera të vendit do të fryjë erë me shpejtësi deri 12m/s, ka njoftuar IHMK.

(Kosova Sot Online)